Nga 2-6 shtator në Kolegjin AAB mbahet konferenca e 6-të Ndërkombëtare për Shkencën e të Dhënave dhe Aplikacionet 2024

13 Mars 2024
From September 2-6, the 6th International Conference on Data Science and Applications 2024 will be held at AAB College

Edicioni i gjashtë i Konferencës Ndërkombëtare për Shkencën e të Dhënave dhe Aplikacionet do mbahet në Kolegjin AAB, nga data 2-6 shtator 2024.

Kjo konferencë organizohet nga Universiteti Yalova nga Turqia, ndërsa mbështetet nga: Universiteti i Shkencave të Aplikuara Isparta, Universiteti Esenyurt i Stambollit, Universiteti i Shkencave të Aplikuara Sakarya, Universiteti Bilecik Seyh Edebali dhe Universiteti Muğla Sıtkı Koçman.

Konferenca do zhvillohet në gjuhën shqipe, angleze dhe turke. Informatat rreth konferencës, afatet dhe detajet tjera mund t’i gjeni përmes vegëzave të mëposhtme:

https://www.icondata.org/en/about-conference

Share: