Nga 27-29 tetor 2022, në Kolegjin AAB mbahet Konferenca Shkencore për Shkencat Mjeko-Ligjore

25 Tetor 2022

Në bashkëorganizim me Akademinë Ballkanike të Shkencave Mjeko-Ligjore në Kolegjin AAB nga 27-29 tetor 2022, do të mbahet Konferenca e 13-të vjetore e Shkencave Mjeko-Ligjore.
Mbi 100 pjesëmarrës nga mbarë bota, si Britania e Madhe, Bullgaria, Greqia, Gjeorgjia, Gjermania, Portugalia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, ShBA, Turqia, Zvicrra, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria e Kosova do të jenë pjesë e gjashtë sesioneve të kësaj konference si dhe tri punëtorive të veçanta profesionale që do të mbahen përgjatë ditëve të konferencës.
Krahas personaliteteve të ftuara nga fusha akademike e shkencore, në hapje të konferencës do të marrin pjesë edhe personalitete politike nga vendi ynë.
Folës kryesorë në këtë konferencë do të jenë emra të spikatur të shkencave mjekoligjore nga mbarë bota, si: Ashraf Mozayani, profesoreshë nga Texas Southern University, ShBA; Duarte Nuno Vieira, profesor nga University of Coimbra, Portugalia; Isabel Riege, zëvendësshefe e Interpol në Gjermani; Jason Payne-James nga Royal College of Physicians, Britani e Madhe; Dr. John Clark, patolog forenzik nga Britania e Madhe; Virginia A. Lynch, eksperte e forenzikës nga ShBA.
Më shumë detaje rreth temave dhe hulumtimeve që do të prezantohen në këtë konferencë, mund të gjeni në këtë link.

Share: