“Nga Pavarësia në Pavarësi” e Ferhat Dinoshës dhe “Kronika nga Lugina” e Baki Rexhepit, dy librat që u promovuan në Kolegjin AAB

5 Mars 2022

Sot në Kolegjin AAB u bë promovimi i dy librave të autorëve Ferhat Dinosha dhe Baki Rexhepi. Të dy librat u cilësuan të rëndësishëm për historinë dhe faktet të cilat bartin.

Kryetari i Këshilit Drejtues të Kolegjit AAB z. Lulzim Tafa përshëndeti promovimin e këtyre dy librave dhe u shpreh i nderuar për organizimin e promovimeve të tilla në Kolegjin AAB. Ndërsa, në fjalën e tij autori Ferhat Dinosha derisa falënderoi të gjithë ata që e bënë të mundur botimin e librit të tij, shtoi se është munduar që gjithçka që është shkruar në libër ta shpreh drejtë. Në anën tjetër autori Baki Rexhepi tha se është mirënjohës dhe se ky libër do të jetë dëshmi e veprave të mëdha që kanë ndodhur në Luginë. “Nga Pavarësia në Pavarësi” është libër i cili flet për çështjet e rëndësishme në ecjen e Malit të Zi drejt pavarësimit të saj dhe ndikimi që ky proces ka pasur te shqiptarët e Malit të Zi si dhe për politikën e Kosovës. Ndërsa “Kronika nga Lugina” libër i cili përmbledh dhe paraqet realitetin historik të shqiptarëve nga Lugina.

Panelistët të cilët morën pjesë në promovimin e këtyre dy librave ishin: Fatmir Sejdiu, Arsim Bajrami, Hajredin Kuçi, Shaip Kamberi, Fatmir Arifi dhe profesorë e studentë të Kolegjit AAB. Këta dy libra u vlerësuan të rëndësishëm për historinë kombëtare.

Share: