Nis promovimi i studentëve të suksesshëm në kampusin e Kolegjit AAB në Gjakovë

10 Janar 2022

Në kampusin e Kolegjit AAB në Gjakovë filluan për herë të parë ligjëratat me studentë të diplomuar të suksesshëm në kuadër të Qendrës së Karrierës në AAB. Për të ndarë eksperiencën e saj profesionale e ftuar ishte Teuta Doli, e diplomuar në Fakultetin Ekonomik si dhe e punësuar si drejtoreshë financiare në AEP.

Alumni Teuta u shpreh se është e privilegjuar që para studentëve të shpalosë përvojën e saj, si gjatë kohës së studimeve në Kolegjin AAB poashtu edhe pervojën si ndërmarrëse në fushën e kontabilitetit.

Kjo ligjëratë u përmbyll edhe me një mori pyetjesh nga studentët aktual për eksperiencën e Teutës.

Share: