Downing A. Thomas, dekan për programet ndërkombëtare në Universitetin e Iowa-s, në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vizitoi Kolegjin AAB, ku u prit nga prorektori prof. dr. Shemsedin Vehapi, këshilltari i kryetarit të Bordit, dr. Xhavit Rexhaj, dhe menaxhmenti i AAB-së.
Gjatë këtij takimi z. Thomas, pasi u informua për programet e studimit, veprimtarinë, investimet dhe të arriturat e AAB-së, shprehu interesimin për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit AAB dhe universitetit në fjalë.
Në anën tjetër, prof. Shemsedin Vehapi në emër të Kolegjit AAB, konfirmoi gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në çdo fushë me interes të të dyja institucioneve, duke e falënderuar për vizitën që po i bënë Kolegjit AAB.
Z. Thomas i bëri një vizitë edhe ambienteve të të gjitha fakulteteve dhe u nda i kënaqur me kushtet e studimit që ofron AAB- ja.