Njoftim për festat e fundvitit dhe përfundimin e semestrit dimëror

24 Dhjetor 2022

Të nderuar studentë dhe kolegë,

ju njoftojmë se në kuadër të planifikimeve me rastin e festave të fundvitit dhe përmbylljes së semestrit dimëror 2022/23, këto do të jenë datat me rëndësi të kalendarit akademik:

Semestri dimëror 2022/23 për nivelin bachelor do të përfundojë të shtunën, më 21 janar 2023.

Në datat 23 dhe 24 janar 2023, studentët e nivelit bachelor do të ndjekin ligjëratat sipas orarit të ditës së hënë (kompenzim i ligjëratave të humbura gjatë të hënave).

Semestri dimëror 2022/23 për nivelin master do të përfundojë të shtunën, më 28 janar 2023.

Ju urojmë festat dhe ju dëshirojmë suksese të mëtejme!

P.S.: Informohen të gjithë studentët se shërbimi administrativ (recepcioni) dhe arka do të punojnë me orar të reduktuar kujdestarie në datat 3, 4, 5 dhe 6 janar 2023, nga ora 09:00-15:00.

Share: