Njoftim për Festën e 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit Kombëtar

24 Nëntor 2020

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

ju njoftojmë se me rastin e 28 Nëntorit, Festës së Flamurit Kombëtar, të shtunën më 28 nëntor 2020, Kolegji AAB nuk do të punojë në asnjërën nga degët e veta.

Së këndejmi, ligjëratat, ushtrimet dhe provimet e planifikuara për këtë ditë (online dhe në kampuse) nuk do të mbahen.

Të gjithë shqiptarëve kudo në botë, urime Dita e Flamurit Kombëtar!
Gëzuar!

Share: