Njoftim për studentet e fakultetit të Shkencave Sociale

7 Shkurt 2017

Njoftohen studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB, dega në Ferizaj, se me datë 13.02.2017 (e hënë) do të mbahet aktiviteti “Histori suksesi me fëmijë”, në të cilin aktivitet do të merr pjesë një studente e diplomuar në Kolegjin AAB, tani udhëheqëse e një institucioni parashkollor dhe disa studente që tani ushtrojnë rolin e edukatores në institucione parashkollore.

 

Qëllimi i këtij aktiviteti është prezantimi i historive të suksesshme gjatë punës me fëmijë të nivelit parashkollor dhe shkëmbimi i përvojave përmes debatit mes studenteve pjesëmarrëse.

 

Aktiviteti do të mbahet në bibliotekë prej orës 13:00 – 14:30.

 

Administrata

Share: