Nxënësit nga shkolla “Gjin Gazulli” fillojnë praktikën në Kolegjin AAB

6 Shkurt 2023

Ka filluar realizimi i punës praktike të nxënësve të shkollës së mesme elektroteknike “Gjin Gazulli”, në Kolegjin AAB në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar nga dy palët. Fakulteti i Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB bashkë me Qendrën e Karrierës kanë angazhuar nxënësit e klasëve të 12-ta të shkollës “Gjin Gazulli”, për ta mbajtur praktikën në laboratoret e këtij fakulteti.

“Hyrje në Java”, ishte tema e parë e trajnimit që do mbahet nga studentët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, me përkrahjen e stafit akademik. Rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha bashkë me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, Jusuf Qarkaxhija, iu kanë uruar mirëseardhje nxënësve duke e cilësuar si gjë fundamentale për çdo profesion të praktikohet ajo që është mësuar në teori.

Share: