Organizohet trajnimi i dytë për kurset e Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP) në Kolegjin AAB

29 Mars 2022

Në kuadër të kurseve ndërkombëtare të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional, Fakulteti i Infermierisë organizon trajnimin e dytë për EVP të paraparë me datën 06.04.2022. Tematika e këtij kursi është ‘’Infermieria geriatrike dhe rehabilitimi’’ me ligjëruesin nga Shqipëria, Elidon Dingo.

Kursi do të mbahet fizikisht brenda hapësirave të Fakultetit të Infermierisë në Kolegjin AAB. Pjesëmarrja fizike është obligative dhe e limituar maksimumi deri në 100 pjesëmarrës. Kursi është një ditor dhe fillon nga ora 09:00-14:30, salla A-113.

Këto kurse janë te kredituar nga Oda e Infermiereve të Kosovës, me 8 pikë për pjesëmarrësit pasivë, dhe 10 pikë për pjesëmarrësin aktivë.

Pagesa për pjesëmarrje në këto kurse do të jetë 15 euro për profesionistë shëndetësorë të profileve të ndryshme të cilët mund të aplikojnë në këto kurse, ndërsa  për studentë (momental) është 10 euro. Pagesa shkarkohet përmes platformës dhe bëhet përmes numrit të xhirollogarisë, pastaj pagesa dorëzohet tek zyra e asistentëve të Fakultetit të Infermierisë minimumi 1 ditë deri para fillimit të kursit.

Share: