Bashkëpunimi i Kolegjit AAB me Universitetin ”Dokuz Eylül” nga Turqia vazhdon me trajnimin e radhës me temë ”Pandemia Covid-19, sfidat dhe mundësitë në edukimin e infermierisë”, që do të mbahet me 07 tetor 2021.
Ky trajnim i cili është thelbësor dhe i fokusuar në edukimin e vazhdueshëm profesional, është i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës.
-Pjesëmarrësit aktivë do të vlerësohen me 8 pikë,
-Pjesëmarrësit pasivë do të vlerësohen me 6 pikë.
Të gjithë të interesuarit, regjistrimin mund ta bëjnë në Fakultetin e Infermierisë, në Kolegjin AAB apo përmes dërgimit të të dhënave personale në -email adresën: [email protected]
Koha e mbajtjes së trajnimit të paraparë, do të jetë nga ora 12:30, kurse forma e realizimit të këtij trajnimi do të jetë online përmes platformës ZOOM.
Për më shumë informata rreth pjesëmarrjes në këtë trajnim, mund të na kontaktoni:
Nr.tel: +383(0) 48 999 148