Organizohet trajnimi “Pandemia Covid-19, sfidat dhe mundësitë në edukimin e infermierisë”

30 Shtator 2021

Bashkëpunimi i Kolegjit AAB me Universitetin ”Dokuz Eylül” nga Turqia vazhdon me trajnimin e radhës me temë ”Pandemia Covid-19, sfidat dhe mundësitë në edukimin e infermierisë”, që do të mbahet me 07 tetor 2021.

Ky trajnim i cili është thelbësor dhe i fokusuar në edukimin e vazhdueshëm profesional, është i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

-Pjesëmarrësit aktivë do të vlerësohen me 8 pikë,
-Pjesëmarrësit pasivë do të vlerësohen me 6 pikë.

Të gjithë të interesuarit, regjistrimin mund ta bëjnë në Fakultetin e Infermierisë, në Kolegjin AAB apo përmes dërgimit të të dhënave personale në -email adresën: [email protected]
Koha e mbajtjes së trajnimit të paraparë, do të jetë nga ora 12:30, kurse forma e realizimit të këtij trajnimi do të jetë online përmes platformës ZOOM.

Për më shumë informata rreth pjesëmarrjes në këtë trajnim, mund të na kontaktoni:
Nr.tel: +383(0) 48 999 148

Share:

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19