Panairi i edukimit EducationUSA, 3 prill 2017, Prishtinë

22 Mars 2017

Të nderuar studentë,

Qendra Këshilluese Amerikane (AAC), ju fton të merrni pjesë në Panairin e Edukimit të Universiteteve Amerikane që do të mbahet të hënën, më 03 prill 2017, në Hotel Sirus Prishtinë, nga ora 14:30-17:30.

Përfaqësuesit e universiteteve dhe kolegjeve nga ShBA do të vizitojnë Prishtinën dhe do të prezantojnë programe e tyre akademike dhe mundësitë për bursa për studentët e interesuar nga Kosova.

Ju lutemi regjistrohuni për EducationUSA University Fair në linkun në vijim:

https://docs.google.com/a/aacks.org/forms/d/1MsFlruphX8yid3_XdaS4qosC_S1G-4ptZAzjVcmK6PA

 

Qendra Këshilluese Amerikane (AAC) është qendër zyrtare e EducationUSA në Kosovë, e mbështetur nga Departamenti i Shtetit të ShBA përmes Ambasadës Amerikane dhe American School of Kosova, në Kosovë.

AAC jep informacione të sakta, të paanshme, dhe të plota për studentët e interesuar dhe studiuesit nga Kosova të cilët dëshirojnë të ndjekin studimet e tyre në ShBA dhe / ose kolegjet dhe universitetet akredituara amerikane dhe / ose ndërkombëtare në mbarë botën.

Share: