Kolegji AAB edhe këtë edicion një ndër pikat kryesore të Panairit të Edukimit

23 Prill 2026

Sot ka filluar Panairi i Edukimit në Sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ndërsa Kolegji AAB po merr pjesë për herën e 18’të me radhë, duke u kthyer në një nga pikat më të vizituara gjatë gjithë ngjarjes.

Hapësira e dedikuar për AAB’në tërhoqi interest ë madh nga nxënësit, studentët dhe profesionistë të fushave të ndryshme, të cilët u ndalën për t’u njohur me institucionin, ofertat, programet dhe mundësitë që ofrohen.

Disa nga elementet që e bënë AAB’në të dallohej dukshëm në Panairin e Edukimit ishte qasja inovative dhe përdorimi i teknologjisë moderne, për t’i shndërruar vizitat në përvoja interaktive dhe të paharrueshme.

Vizitorët patën mundësinë të përjetojnë nga afër Agumented Reality (AR) dhe Virtual Reality (VR), duke eksploruar mënyra të reja të të mësuarit përmes teknologjisë. Përveç kësaj, u organizuan kënde të dedikuara për fusha të ndryshme studimi si: stomatologjia, ku ofroheshin kontrolle simbolike dhe demonstrime praktike, si dhe infermieria, ku pjesëmarrësit mund të njiheshin me pajisje dhe procedura bazike.

Një hapësirë e veçantë iu kushtua artit dhe kreativitetit, përmes këndit të pikturës ndërsa aktivitetet rekreative si ping-pongu shtuan energji dhe ndërveprim mes vizitorëve.

Këto risi krijuan një eksperiencë gjithëpërfshirëse duke reflektuar misionin e institucionit për mësim, inovacion dhe angazhim përmes interaktivitetit.

Panairi i Edukimit do vazhdoj edhe me datën 23 prill, nga ora 10:00.

Share: