Panairi Vjeshtor i Librit AAB 2018, mbahet nga data 04 deri më 07 tetor

20 Shtator 2018

Të nderuar miq, 
kemi kënaqësinë t’ ju informojmë se Kolegji AAB, institucioni më i madh jopublik në rajonin e Evropës Juglindore, është në fazën finale të përgatitjeve të Panairit Vjeshtor të Librit AAB.

Tradita gati dy dekadëshe e Kolegjit AAB, fryma moderne dhe përcaktimi i qartë i tij për të qenë lider në zhvillimet e arsimit të lartë në vend dhe më gjërë, janë indikatorë të rëndësishëm se edhe Panairi Vjeshtor i Librit, do të jetë një ngjarje e rëndësishme kulturore e cila në fokus do të ketë librin dhe promovimin e tij.

Panairi Vjeshtor i Librit s’ ka si të mos jetë edhe një tjetër storje suksesi, duke pasur parasysh që do të jetë pjesë e një institucioni i cili në vazhdimësi i ka sjellur Kosovës manifestime, festivale e ngjarje të rëndësishme kulturore të organizuara shkëlqyeshëm.

Për më shumë, duke qenë epiqendër e rinisë jo vetëm nga Kosova por edhe vendet e rajonit, Kolegji AAB synon që Panairin Vjeshtor të Librit ta bëjë një nga panairet më të frekuentuara të librit me vizitorë të rinj të cilët janë konsumatorët më të nevojshëm të librit.

Panairi Vjeshtor i Librit AAB 2018, që do të mbahet nga data 04 deri më 07 tetor 2018, në ambientet moderne të Kolegjit AAB, ka për qëllim të mbledhë botuesit më të mirë dhe më seriozë të librit jo vetëm në gjuhën shqipe.

Pjesë e pandashme e Panairit Vjeshtor të Librit do të jenë edhe ngjarjet kulturore që do të organizohen gjatë kohës sa do të mbahet panairi, si promovime librash, punëtori, orë letrare e takime me shkrimtarë.

Për më shumë informacione rreth edicionit të sivjetmë, ju lutemi vizitoni faqen tonë zyrtare në web: panairi.aab-edu.net, apo në faqen tonë zyrtare në facebook: 
www.facebook.com/panairiAAB

Ju mirëpresim të na vizitoni nga data 04 tetor – 07 tetor 2018!

Panairi Vjeshtor i Librit AAB 2018

Të nderuar miq, kemi kënaqësinë t' ju informojmë se Kolegji AAB, institucioni më i madh jopublik në rajonin e Evropës Juglindore, është në fazën finale të përgatitjeve të Panairit Vjeshtor të Librit AAB.Tradita gati dy dekadëshe e Kolegjit AAB, fryma moderne dhe përcaktimi i qartë i tij për të qenë lider në zhvillimet e arsimit të lartë në vend dhe më gjërë, janë indikatorë të rëndësishëm se edhe Panairi Vjeshtor i Librit, do të jetë një ngjarje e rëndësishme kulturore e cila në fokus do të ketë librin dhe promovimin e tij.Panairi Vjeshtor i Librit s’ ka si të mos jetë edhe një tjetër storje suksesi, duke pasur parasysh që do të jetë pjesë e një institucioni i cili në vazhdimësi i ka sjellur Kosovës manifestime, festivale e ngjarje të rëndësishme kulturore të organizuara shkëlqyeshëm.Për më shumë, duke qenë epiqendër e rinisë jo vetëm nga Kosova por edhe vendet e rajonit, Kolegji AAB synon që Panairin Vjeshtor të Librit ta bëjë një nga panairet më të frekuentuara të librit me vizitorë të rinj të cilët janë konsumatorët më të nevojshëm të librit.Panairi Vjeshtor i Librit AAB 2018, që do të mbahet nga data 04 deri më 07 tetor 2018, në ambientet moderne të Kolegjit AAB, ka për qëllim të mbledhë botuesit më të mirë dhe më seriozë të librit jo vetëm në gjuhën shqipe.Pjesë e pandashme e Panairit Vjeshtor të Librit do të jenë edhe ngjarjet kulturore që do të organizohen gjatë kohës sa do të mbahet panairi, si promovime librash, punëtori, orë letrare e takime me shkrimtarë.Për më shumë informacione rreth edicionit të sivjetmë, ju lutemi vizitoni faqen tonë zyrtare në web: panairi.aab-edu.net, apo në faqen tonë zyrtare në facebook: www.facebook.com/panairiAABJu mirëpresim të na vizitoni nga data 04 tetor – 07 tetor 2018!

Posted by Kolegji AAB on E martë, 18 Shtator 2018

Share: