Paris Guri, i diplomuar në AAB, tashmë i punësuar në “Sbunker”

Paris Guri, i diplomuar në  Shkenca Politike dhe Diplomaci në Kolegjin AAB, është bërë tashmë pjesë e stafit të “Sbunker” , një organizatë joqeveritare e cila ka për qëllim të rindërtojë sferën publike në Kosovë, e ndër shqiptarë.

Parisi është sistemuar në pozitën e asistentit të projekteve që realizohen pranë “Sbunker”.

Ai falënderon Kolegjin AAB për sukseset e deritashme, duke nënvizuar se AAB gjithmonë prioritet i ka studentët dhe avancimin e mëtejmë të tyre.

“I falënderoj jashtëzakonisht shumë të gjithë profesorët që ishin të pa rezervë në transmetimin e dijes te ne. Studimet në Kolegjin AAB, më kanë ndihmuar shumë, kjo pasi që në AAB, prioritet gjithmonë i është dhënë mësimit të gjërave që të duhen në aspektin profesional”, ka thënë Parisi.

Vlen të përmendet  se Paris Guri gjithashtu është edhe fitues i çmimit për videon më të mirë për llogaridhënie, çmim ky i  ndarë nga KDI dhe Ambasada Britanike në Kosovë.

INSTITUTI AAB
APLIKO