Për tre ditë radhazi profesor eminent zhvilluan ligjërata për studentët e Fakultetit të Stomatologjisë

30 Dhjetor 2021

Në vazhdën e ligjëratave të zhvilluara nga profesorë ndërkombëtarë për studentët e fakultetit të Stomatologjisë u mbajtën ligjërata online me profesor nga Turqia, Kroacia dhe Maqedonia.

“Morfologjia anatomike gjatë trajtimeve ensodontike” ishte njëra nga ligjëratat e prof. Dr. Tayfun Alaçam, i cili ishte inkurajues para studentëve duke ju bërë thirrje për sa më shumë përkujdesje ndaj shëndetit oral.

I ftuari tjetër, Prof. Asoc. Dr. Edvard Janev zhvilloi ligjëratë me temën “Trajtimi i atrofisë mandibulare me implante monofazike”, derisa prof. Stjepan Spalj nga Kroacia si kirurg oral me renome botërore foli për “Malokluzion klasa II”.

Në fund të ligjëratave studentët bën pyetje të ndryshme adresuar profesorëve musafirë.

Share: