Përfaqësimi i Zyrës për Projekte në Javën Ndërkombëtare në Šiauliai, Lituani 

21 Prill 2026

Flaka Jonuzi, përfaqësuese nga Zyra për Projekte e Kolegjit AAB, mori pjesë në Javën Ndërkombëtare të organizuar në Šiaulių Valstybinė Kolegija në Šiauliai, Lituani, një program i rëndësishëm i dedikuar shkëmbimit akademik, zhvillimit profesional dhe forcimit të bashkëpunimit ndërinstitucional.

Gjatë këtij programi, ajo pati mundësinë të marrë pjesë në konferenca dhe sesione tematike mbi inovacionin në arsim të lartë, zhvillimin profesional dhe mirëqenien në punë, duke ndarë përvoja dhe ide me përfaqësues nga institucione të ndryshme evropiane. Një përvojë e veçantë ishte punëtoria “Lego Serious Play for Employees’ Welfare”, e cila solli një qasje kreative dhe frymëzuese për punën në ekip dhe mirëqenien profesionale.

Një moment domethënës i programit ishte edhe “Cultural Booth”, ku u prezantua me krenari ushqimi tradicional nga Kosova, duke krijuar një urë të ngrohtë kulturore me pjesëmarrësit ndërkombëtarë dhe duke sjellë afër tyre shijen dhe shpirtin e traditës kosovare.

Përmes aktiviteteve profesionale dhe vizitave kulturore, përfshirë Kalanë e Biržait, kjo javë u shndërrua në një përvojë të çmuar që tejkaloi aspektin akademik, duke lënë kujtime, lidhje të reja dhe një ndjenjë të fortë bashkëpunimi ndërkombëtar.

Share: