Përfaqësues dhe studentë të Universitetit të Graz-it vizitojnë Kolegjin AAB

15 Maj 2023
Representatives and students of the University of Graz visit AAB College

Sot në Kolegjin AAB qëndruan për vizitë përfaqësues të Universitetit të Graz-it dhe studentë nga ky institucion të nivelit master. Ata u pritën në takim nga zv/rektori i Kolegjit AAB Shemsedin Vehapi dhe dekanja e Fakultetit të Shkencave Sociale Saranda Shatri. Në takim u diskutua thellimi i bashkëpunimit me projekte të shumta, por edhe aktivitete që sigurojnë ngritjen e cilësisë në fushën e arsimit të lartë. Më pas profesori nga Universiteti i Graz-it Heimgartner Arno, mbajti një ligjëratë për studentët e Kolegjit AAB me temën “Pedagogjia sociale në Graz”.

Përveç këtyre, në fund u mbajt edhe një aktivitet i udhëhequr nga profesori i Fakultetit të Shkencave Sociale i Kolegjit AAB Arif Shala, me studentët nga dy institucionet në mënyrë që të shkëmbejnë përvojat e tyre gjatë studimeve.

Share: