Përfaqësues nga UNICEF dhe rrjeti CSR ofrojnë punë praktike me pagesë për studentët e Kolegjit AAB

14 Nëntor 2022

Në Kolegjin AAB, përfaqësues nga UNICEF dhe rrjeti CSR kanë mbajtur prezantim për të informuar studentët për punë praktike me pagesë. Nga përfaqësuesit u prezantua nisma e emërtuar “KosovoGeneralUnlimited”, që ndërlidhet me fuqizimin e të rinjve për zhvillimin e shkathtësive përmes punës praktike. Në këtë nismë pjesëmarrës do të jenë 10,000 të rinj gjatë dy viteve të ardhshme dhe studentët e Kolegjit AAB mund të jenë prej tyre për aplikim.

Punët praktike ndihmojnë studentët e Kolegjit AAB që në të ardhmen të ndërtojnë CV, mundësi të trajnimeve për një karrierë sa më tësuksesshme. Detajet dhe linku për aplikim për punë praktike me pagesë: www.kosovogenu.com

Share: