Përfaqësues nga Universiteti i Tiranës me vizitë në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike

10 Nëntor 2023
Representatives from the University of Tirana visiting the Faculty of Computer Sciences

Profesori i Departamentit të Informatikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës nga Universiteti i Tiranës Endri Xhina dhe profesoresha Jonida Shehu kanë vizituar Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB.

Qëllimi i takimit ishte të gjenden mundësitë për bashkëpunim mes dy institucioneve dhe në veçanti mes fakulteteve që kanë të bëjnë me shkencat kompjuterike.

Pas bisedës mysafirët ftuan dekanin e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe stafin që të vizitojnë Universitetin e Tiranës, në mënyrë që të finalizojnë diskutimet përmes marrëveshjeve.

Gjithashtu ata panë nga afër edhe laboratorët e shkencave kompjuterike, në të cilat studentët e këtij fakulteti realizojnë pjesën praktike.

Share: