Përfaqësues të Fakultetit të Administratës Publike takojnë drejtorët e Administratave të Komunave të Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Lipjanit

23 Nëntor 2023


Dekani i Fakultetit të Administratës Publike në Kolegjin AAB Vrullim Buja së bashku me koordinatoren
për sigurimin e cilësisë Ganimete Ismajli dhe koordinatoren për mësim Albulena Brestovci, kanë takuar
drejtorët e Administratave në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës dhe Lipjanit.

Ata u mirëpritën nga Vigan Kastrati që udhëheq Drejtorinë e Administratës në Komunën e Prishtinës,
Amir Bullatovci në Fushë Kosovë dhe Elmaze Behluli në Lipjan. Në këto takime është diskutuar për krijimin e bashkëpunimit duke përfshirë specifikat e administratorit publik, hartimin e plan-programit, praktikat për studentët dhe çështje të tjera me interes ndërinstitucional.


Drejtorët e Administratave kanë shfaqur një përkushtim të vërtetë ndaj fuqizimit të bashkëpunimit dhe
kanë sjellë një vizion të shkëlqyeshëm për të ardhmen në krijimin dhe zhvillimin e kuadrove të reja.

Share: