Përfaqësues të Kolegjit AAB vizituan Dyseldorfin për mundësi të reja të bashkëpunimit

Një delegacion i Kolegjit AAB, i përbërë nga drejtuesit e Fakultetit të Infermierisë, dekani Idriz Sopjani, prodekanja Shqipe Tahiri dhe sekretari i Kolegjit AAB, Granit Curri, kanë qëndruar për disa ditë në Gjermani, ku zhvilluan takime të rëndësishme me partnerët me të cilët bashkëpunon ky fakultet.

Gjatë qëndrimit në Dyseldorf, ekipi i AAB-së takuan partnerët ERGO Group e DKV,ndërsa poashtu vizituan edhe Klinkën Sana, Klinikën Florence-Nightingale, Qendrën e Diakonisë dhe si rezultat i këtyre vizitave u nënshkruan dhe u iniciuan edhe projekte të reja me fokus krijimin e mundësive të jashtëzakonshme për studentët e Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB.

Kujtojmë se vizita në fjalë ishte në vazhdën e Programit për Karrierë dhe Punësim, që Kolegji AAB e ka arritur me partnerë të rëndësishëm gjermanë, e ku tashmë dhjetëra studentë të AAB-së kanë nënshkruar kontrata pune në Gjermani.

Kolegji AAB, respektivisht Fakulteti i Infermierisë në vazhdimësi po krijon mundësi të reja për avancimin e infermierëve të ardhshëm që studimet e tyre ia kanë besuar AAB-së.

 

 

 

 

 

INSTITUTI AAB
APLIKO