Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane dhe American Councils mirëpriten në Kolegjin AAB

24 Prill 2023
Representatives of the American Embassy and American Councils are welcome at AAB College

Sot në Kolegjin AAB janë mirëpritur në takim përfaqësueset e Ambasadës Amerikane dhe American Councils, Remzie Potoku, Nora Nimani-Musa dhe Gresa Koca nga zv.rektori, Shemsedin Vehapi, prorektorja Venera Llunji, dekani Jusuf Qarkaxhiu dhe profesoresha Florijeta Hulaj.

Qëllimi i takimit ishte ndarja e mendimeve dhe vlerësimi i gjithë aktivitetit dhe ligjëratave të prof. dr. Maurice Dawson Jr, i cili po qëndron në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, si pjesë e shkëmbimit të stafit ndërkombëtar përmes projektit Fulbright Specialist. z.Dawson bëri një raport të përmbledhur të angazhimit të tij në Kolegjin AAB, përderisa përfaqësueset e Ambasadës Amerikane e njoftuan me të gjitha mundësitë lidhur me vazhdimin e bashkëpunimit institucional mes Kosovës dhe SHBA, si dhe rreth projekteve shumë të rëndësishme të cilat janë në dispozicion si për personelin akademik ashtu edhe për studentët e të dy palëve.

Poashtu u fol edhe për mundësitë e angazhimit të ekspertëve në periudha të ndryshme kohore në fushën e programeve të sigurisë kibernetike, inteligjencës artificiale dhe data analizës, pastaj përpilimit të programeve të ndryshme në këto fusha dhe përgatitjes së studentëve për mundësi në tregun global të punës.

Share: