Përfundon edicioni i dytë i Panairit të Karrierrës dhe Punësimit me sukses të jashtëzakonshëm dhe interesim të dukshëm nga studentët

20 Maj 2023
The second edition of the Career and Employment Fair ends with tremendous success and evident interest from students

Sot nga ora 10:00-15:00 është mbajtur dita e dytë e Panairit të Karrierës dhe Punësimit në Kolegjin AAB, duke shënuar kështu edhe mbylljen e edicionit të dytë të këtij panairi. Interesimi i madh nga studentët ishte matësi më i mirë i suksesit që pati një organizim i tillë nga Kolegji AAB.

Suksesin e panairit e konfirmoi edhe organizatorja Gresa Makolli, e cila tha se gjithçka shkoi shumë mirë dhe aplikimet e studentëve për vende të punës ose realizimin e praktikës te kompanitë pjesëmarrëse ishte në numër të madh. Unioni Studentor ka ndihmuar të gjitha kompanitë gjatë panairit në mënyrë vullnetare për ta lehtësuar punën e tyre, por edhe për t’i njoftuar studentët e AAB.

Ky edicion solli afro 60 kompani nga të gjitha fushat të përafërta me programet studimore të Kolegjit AAB, përfaqësuesit e të cilave shprehën mirënjohje për këtë organizim.

Share: