Përfundon me sukses Java e Sportit në Kolegjin AAB

9 Qershor 2022

Aktiviteti i organizuar nga Fakulteti i Kulturës Fizike dhe Sportit të Kolegjit AAB mblodhi pjesëmarrës të shumtë të studentëve në sporte të caktuara. Për gjashtë ditë me radhe u shënua Java e Sportit, organizim i përvitshëm për studentët sportist.

Ky aktivitet u nda në turnire ku morën pjesë 38 ekipe për futsall, volejboll, streetboll, dhe 20 studentë për garat e ping pongut nga te gjitha fakultetet e Kolegjit AAB. Në finale triumfuan studentët e Fakultetit të Kulturës Fizike dhe Sportit në të gjitha disiplinat.

Të gjitha turniret e sporteve të ndryshme u zhvilluan në frymë sportive dhe fairplay. Në fund u ndanë shpërblimet, mirënjohjet, kupat dhe medaljet për ekipet dhe individët fitues.

Share: