Sukseset e panumërta të fakulteteve dëshmojnë se në zhvillimin strategjik të institucionit ngritja dhe përmirësimi i cilësisë paraqet komponentin thelbësor të përkushtimit në Kolegjin AAB. Në një shoqëri që përpiqet të ndërtojë institucionet e veta në të gjitha nivelet, juristët janë ata që e bartin barrën kryesore të ndërtimit të institucioneve dhe të administratës, në fakt të vetë shtetit. Së këndejmi, duke qenë të vetëdijshëm për këtë barrë të madhe, AAB i ka kushtuar rëndësi të veçantë përgatitjes së kuadrove të këtij profili.
Programi synon kompletimin teorik e profesional për implementimin e suksesshëm të strategjisë nacionale për jetësimin e standardeve evropiane dhe të përgjithshme ndërkombëtare në fushën e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.
Më poshtë mund të gjeni disa prej sukseseve që e kanë karakterizuar këtë fakultet vitin e kaluar:
1. Anëtarësimi i Fakultetit Juridik në Asociacionin Evropian të Fakulteteve Juridike (ELFA)
2. Studentët e këtij drejtimi arrijnë në finalen e garës HNMUN të organizuar nga Universiteti i Harvardit
3. Fitues të çmimit “Programi më i mirë i ndërmjetësimit në turneun” INADR VIRTUAL TOURNAMENT – VILNIUS – Lituani 2020” dhe formimi i Këshillit për Ndihmë Juridike falas
4. Organizimi i tryezës ndërkombëtare online “EduGrua”
5. Marrëveshje të shumta bashkëpunimi me universitete nga regjioni, institucione dhe akademi.