Përmbledhje e sukseseve të Fakultetit të Shkencave Sociale të Kolegjit AAB

13 Janar 2022

Në çdo fillim vit kujtojmë se sa i suksesshëm ishte viti që e lamë pas. Fakulteti i Shkencave Sociale të Kolegjit AAB numëron shumë aktivitete të gërshetuara me sukses për institucionin e veçanërisht studentët.

Programi i Mirëqenies dhe Kujdesit ndaj Fëmijëve është krejt unik në tërësinë e tij dhe nuk ka një program të ngjashëm në Kosovë dhe në rajon.

Qëllimi i këtij programi është edukimi i fëmijëve të moshave të reja, orientimi dhe përcjellja e zhvillimit të tyre psiko-fizik dhe socializmin e tyre.

Më poshtë mund të gjeni disa prej sukseseve që e kane karakterizuar këtë fakultet vitin e kaluar:

  1. Konferenca e IV-të Studentore me punime hulumtuese shkencore të 59 studentëve.
  2. Marrëveshje të shumta bashkëpunimi për punë praktike gjatë studimeve me institucione parashkollore: “Andrra”, “Engjujt”, “Amelia”, “Gjeniu”, etj.
  3. Bashkëpunim me Universitetin Danub të Austrisë dhe koordinatorët e projektit për edukim “Appear”.
  4. Ligjërata me profesorë ndërkombëtar me qëllim të avancimit profesional të studentëve në këtë fushë.
  5. Shpalosja e sukseseve të ish studentëve përmes #AABAlumniTalk që kanë studiuar në këtë fakultet.

Share: