Përmbyllet suksesshëm edicioni i tretë i Panairit për Karrierë dhe Punësim në Kolegjin AAB

16 Mars 2024
The third edition of the Career and Employment Fair at AAB College is successfully completed

Sot nga ora 10:00-15:00 është mbajtur dita e dytë e Panairit të Karrierës dhe Punësimit në Kolegjin AAB, duke shënuar kështu edhe mbylljen e edicionit të tretë të këtij panairi.

Interesimi i madh nga studentët për tu takuar me punëdhënësin e mundshëm brenda hapësirave ku studiojnë ishte përparësia më e madhe e ofruar për ta.Suksesin e panairit e konfirmuan edhe organizatoret Gresa Makolli dhe Jehona Rukovci, të cilat u shprehën se gjithçka shkoi shumë mirë dhe aplikimet e studentëve për vende të punës ose realizimin e praktikës te kompanitë pjesëmarrëse ishin në numër të konsiderueshëm. Unioni Studentor ka ndihmuar të gjitha kompanitë gjatë panairit në mënyrë vullnetare për ta lehtësuar punën e tyre, por edhe për t’i njoftuar studentët e AAB.

Ky edicion solli afro 60 kompani nga të gjitha fushat të përafërta me programet studimore të Kolegjit AAB, përfaqësuesit e të cilave shprehën mirënjohje për këtë organizim.

Share: