Përmes programit Erasmus+ profesori Lavdim Terziu pjesë e shkëmbimit të stafit në Radboud University në Holandë

13 Korrik 2023
Through the Erasmus+ program, professor Lavdim Terziu is part of the staff exchange at Radboud University in the Netherlands

Profesori i Fakultetit të Administratës Publike të Kolegjit AAB, Lavdim Terziu, përmes programit Erasmus+ u bë pjesë e shkëmbimit të stafit në Radboud University.

Terziu e cilësoi si një përvojë tejet të dobishme për të marrë njohuri të reja në lidhje me sundimin e ligjit në Evropë nga perspektiva e vendeve të ndryshme, njëherazi edhe tema e trajnimit në të cilin mori pjesë.

Tutje ai shtoi se ishte i impresionuar nga metodologjia e mësimdhënies në këtë universitet, e cila fokusohej e tëra në interaktivitet.

Shkëmbimi i stafit financohet nga programi Erasmus+ si rrjedhojë e bashkëpunimit që ka Kolegji AAB me Radboud University.

Share: