Prof. Ass. Dr. Artan Fejzullahu është një Jurist me një përvojë të pasur në fushën akademike, jeton dhe kreu shkollimin në Prishtinë. Ai eshte i diplomuar në Fakultetin Juridik dhe Administratë Publike kolegji AAB. Ndërsa studimet posdiplomike i përfundoi në Maqedonin e veriut, në fakultetin Juridik-Administrativ (Mr.Sc). Më tej, mbrojti disertacionin e doktoraturës në Universitetin e Prishtinës ‘Hasan Prishtina”, me temën: “Sfida e organizimit dhe funksionimit të Administratës shtetërore në Republikën e Kosovës”, duke u nderuar me titullin Doktor i Shkencave Juridike, profili Kushtetues-adminsitrativ (https://uni-pr.edu/).
Përvoja e tij akademike filloi në vitin 2010 fillimisht si Asistent në lëndët Kushtetuese Administrative në fakultetin Juridik dhe të Administratës Publike. Nga viti 2012-2014 ushtroi pozitën menaxheriale në cilësinë e Kordinatorit të Fakultetit Juridik dhe Administratës Publike në degën e Ferizajit. Në vitin 2014, me vendim të senatit të Kolegjit AAB, zgjidhet Ligjerues në fakultetin Juridik. Ne vitin 2015 zgjedhet kordinator për punë praktike dhe mentorim të studentëve në Fakultetin Juridik. Në vitin 2024 profesor Fejzullahu, zgjedhet trajner në Akademinë e Drejtësisë ku edhe certifikohet si trajner në këtë institucion për trajnimin e gjyqëtarëve dhe prokurorëve të rinjë të zgjedhur në Republikën e Kosovës.
Prof. Fejzullahu ka një aktivitet të dendur akademik. Që nga viti akademik 2010/11, është pjesë e stafit të rregullt në Kolegjin AAB ku ligjëron lëndë të fushës Juridike: Fillet e së drejtës, Interpretimi i së drejtës, Të drejtat e njeriut, Qeverisje lokale, Kontrolli Gjyqësorë i aktit administrativ, E drejta Administrative e krahasuar, Mendimi juridik dhe politik.
Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS dhe Google Scholar. Ndër veprat e tij më të njohura përfshihen:
The functioning of the legal state in southeastern Europe, The political party and the, 2016, AAB Prishtine.
Legal state and democracy, Requests and issuance of decisions by the administrative bodies in Kosovo at the International Conference, Tetove, 2014.
Prof. Ass. Dr. Artan Fejzullahu është një figurë në akademi në arsimin e lartë, i njohur për përkushtimin e tij ndaj cilësisë, inovacionit dhe avancimit të institucionit ku shërben.
Është i martuar, ka Një fëmijë dhe jeton në Prishtinë.