Prof. ass. Dr.

Besard Belegu

Koordinator për mësim

Prof. Ass. Dr. Besard Belegu ka lindur më 06 nëntor 1988 në Prizren, shkollimin fillor e kreu në
Pejë ndërsa të mesëm në Prizren. Në vitin 2012, diplomoi në Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB
në drejtimin “Juridik i Përgjithshëm” ku mori titullin Bachelor në Juridik i Përgjithshëm (LL.B)
(https://aab-edu.net/). Në vitin 2014 përfundoi studimet posdiplomike në Universitetin Publik
“Hasan Prishtina” në drejtimin “E Drejta kushtetuese dhe Administrative”, ku fitoi titullin
Master në E drejta Kushtetuese dhe Administrative (LL.M) ( https://uni-pr.edu/ ). Ndërsa,
studimet e doktoraturës i përfundoi në vitin 2017 në Universitetin e Europës Juglindore, në
Republikën e Maqedonisë së Veriut, në drejtimin “Administratë Publike” ku fitoi titullin “Doktor
në Qeverisje dhe Administrë Publike”(https://www.seeu.edu.mk/sq).
Përvoja e tij profesionale dhe akademike filloi në arsimin e lartë universitar, përkatësisht në
fillim si asistent në Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB nga viti 2010 e vite më vonë për të
vazhduar si ligjërues në grupin e lëndëve kushtetuese dhe administrative, gjërë në vitin 2019
kur mori titullin akademik “Profesor Asistent Doktor në grupin e lëndëve kushtetuese dhe
administrative” në Fakultetin e Administratës Publike të Kolegjit AAB ku edhe sot mbanë këtë
titull dhe ligjëron lëndët si; “E drejta administrative”, “E drejta e procedurës administrative”,
“Qeverisje lokale”, “Te Drejtat e Njeriut” etij. Në vitin 2024 me emrim nga Bordi i AKP shërbeu
si ekspert i jashtëm në Komisionin e Pranimit për pozita të larta drejtuese. Më vonë me emrim
të Qeverisë së Republikës së Kosovës në fund të vitit 2024 dhe në fillim të vitit 2025 shërbeu si
ekspert i jashtëm në rekrutim për pozita të larta drejtuese në Shërbimin Korrektues të Kosovës
dhe në Agjencionin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar. Nga dhjetori
i 2024 deri në shkurt 2025 ka shërbyer edhe si trajner me temën “Të drejtat pronësore për
grupet e cënueshme të Kosovës” në kuadër të projektit të Organizatën “PEN Kosova”.

Punimet shkencore dhe konferencat – Kontributi i tij në shkencë përfshin një sërë publikimesh
në revista të indeksuara si SCOPUS dhe Google schoolar. Ndër veprat e tij më të njohura
përfshihen:

Belegu, B., & Fejzullahu, A. (2023). The procedural rights in tax administrative legislation
system: Evidence of the emerging economy. Corporate Law & Governance Review, 5(2), 19–26.
https://doi.org/10.22495/clgrv5i2p2
Belegu, B., & Fejzullahu, A. (2022). An analysis of the institute of dissolution of the assembly: A
case of the emerging democracies [Special issue]. Journal of Governance & Regulation, 11(4),
321–329. https://doi.org/10.22495/jgrv11i4siart12
Belegu, B., & Fejzullahu, A. (2021). The Institute of Administrative Silence of Kosovo in
accordance European Union legislation and comparative aspects with Albania. Revista de Științe
Politice. Revue des Sciences Politiques, 71. 80 – 88.
https://cis01.central.ucv.ro/revistadestiintepolitice/files/numarul71_2021/7.pdf
Belegu, B., & Elezu, Z. (2016). Constitutional Control of the Constitutional Court of the Republic
of Kosovo. Revista de Științe Politice. Revue des Sciences Politiques, 71. 80 – 88.
https://cis01.ucv.ro/revistadestiintepolitice/files/numarul50_2016/13.pdf
Fejzullahu, A., & Belegu, B. (2022). THE CHALLENGES OF PUBLIC ADMINISTRATION REFORMS IN
KOSOVO IN THE CONTEXT OF EUROINTEGRATION PROCESS. Journal of Liberty and International
Affairs, 8(1), 292-307. https://doi.org/10.47305/JLIA2281292f
Terziu, L. ., & Belegu, B. . (2023). UNDERSTANDING VOTER BEHAVIOR AND ELECTION
DYNAMICS: A CASE STUDY OF THE 2021 LOCAL ELECTIONS IN KOSOVO. Journal of Liberty and
International Affairs, 9(2), 350-368. https://doi.org/10.47305/JLIA2392450t