Juridik

Në një shoqëri që përpiqet të ndërtojë institucionet e veta në të gjitha nivelet, juristët janë ata që e bartin barrën kryesore të ndërtimit të institucioneve dhe të administratës, në fakt të vetë shtetit. Së këndejmi, duke qenë të vetëdijshëm për këtë barrë të madhe, AAB i ka kushtuar rëndësi të veçantë përgatitjes së kuadrove të këtij profili.

Programi synon kompletimin teorik e profesional për implementimin e suksesshëm te strategjisë nacionale për jetësimin e standardeve evropiane dhe të përgjithshme ndërkombëtare në fushën e sundimit të ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut.

Dekanati

Veton Vula

Dekan

Prof. Ass. Dr. Veton G. Vula, u lind më 14 tetor 1960, në Gjakovë, shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Gjimnazin në Prishtinë. Fakultetin juridik në Universitetin e Prishtinës.

Studimet pasuniversitare i ka përfunduar me sukses të dalluar në vitin 1998, duke mbrojtur punimin e magjistraturës me titull: “Kontrabanda me narkotikë në shoqërinë bashkëkohore” duke fituar gradën shkencore, Magjistër i Shkencave Juridike-Penale (Mr. sci.), ndërsa në qershor 2005, ka mbrojtur Disertacionin e doktoratës me titull: ”Kriminaliteti kompjuterik si formë e re e krimit të organizuar në botën bashkëkohore”, me ç’rast ka fituar gradën shkencore Doktor i Shkencave Juridike-Penale.

Nga viti 1986 e në vazhdimësi, ka kryer punë me përgjegjësi publike, si përfaqësues juridik i Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” në Prishtinë, deri në futjen e masave të dhunshme nga Serbia në vitin 1993. Nga kjo periudhë e deri në qershor 1999, ka ushtruar pozitën drejtorit të Ndërmarrjes Private Shëndetësore “Viodent” në Prishtinë. Në gusht të vitit 1999, nga Departamenti i Shërbimeve Publike i UNMIK-ut, ishte emëruar anëtar i Bordit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc” në Prishtinë dhe paralelisht me këtë detyrë, ka qenë edhe këshilltar ligjor i organizatës CHF (Cooperative Housing Foundation) nga SHBA-të, përkohësisht e vendosur në Kosovë. Nga nëntori i vitit 2000 deri në dhjetor 2010, ka kryer funksionin e Drejtorit të Departamentit të Hetimeve në Institucionin e Avokatit të Popullit të Kosovës.

Po ashtu, në punë sekondare nga viti 2006 ishte i kyçur në procesin mësimor universitar, si profesor për lëndët Kriminalistikë, Kriminologji, Krim të Organizuar dhe Kriminalitet kompjuterik në Fakultetin Juridik në Kolegjin “Dukagjini” në Pejë. Pastaj, dekan dhe profesor në Kolegjin Evropian “Juridica” Prishtinë, pastaj profesor i angazhuar në Universitetin e Evropës Jug-Lindore “Max Van Der Stoel”, Tetovë. Nga viti 2013-2017, profesor i rregullt në Fakultetin Juridik – Universiteti Publik ”Haxhi Zeka” në Pejë. Në Kolegjin Universitar “AAB”-në Prishtinë nga viti 2014 deri 2017 profesor i angazhuar ndersa nga 2017 dhe aktiualisht profesor i rregullt dhe Dekan.

Në punën krijuese veçohen disa botime si, autor librit: “Kontrabanda me narkotikë në shoqërinë bashkëkohore”, Prishtinë, 2001; “Kriminaliteti kompjuterik”, Prishtinë, 2010, “Kriminaliteti i organizuar”, Prishtinë, 2013. Kriminaliteti kompjuterik botimi II-të, Prishtinë 2018. Punimi shkencor në koautorësi: “Economic Competitiveness Development Challanges in Western Balkan Countries”, Asers Publishing, Rumani, 2018, Volume VIII. Issue 8 Punimi shkencor: “Trafficking of human beings, identification and the principle of non punishment of victims of trafficking” ERAZ, Sofia, 2018 Punimi shkencor në koautorësi:”Aspekte krahasuese të sistemit të drejtësisë për të mitur, Kosova, Evropa qëndrore dhe Evropa lindore”. Revista shkencore periodike: Euro Mediteranen nr. 12, Tiranë, shkurt 2018. Punimi shkencor në koautorësi “Third generation of the human rights in Kosova and the positive discrimination” Prishtinë, 2015. Punimi shkencor: “Disa nga të drejtat e viktimave të trafikimit të personave sipas të drejtës ndërkombëtare” Vizione no 25/2016, EBSCO,2014. Punimi shkencor: “No clear regulation of criminal-legal assistance and cooperationwith the international criminal court” Vizione no 21 ,EBSCO (2014), Punimin shkencor: “Disa nga të drejtat e viktimave të trafikimit të personave sipas të drejtës ndërkombëtare”, 2016. Punimin shkencor: “Mosrregullimi i qartë i ndihmës juridike-penale dhe bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare Penale”, 2014.

Punimin shkencor: “Violence again women and its forms”, EURAS Academic Journal (E.A.J.),2013. Punimin shkencor: “Joshja e viktimave të trafikimit përmes Internetit”, 2013. Punimin shkencor: “Trafikimi i qenieve njerëzore si formë e krimit të organizuar trans-nacional dhe të Drejtat e Njeriut”, 2011. Punimin shkencor: “Kriminaliteti kompjuterik si formë e re e fenomenologjisë kriminale” si dhe shkrime tjera në revista profesionale. Ish anëtar i Këshillit Redaktues të Revistës Akademike Euro-aziatike (Euroasian Academic Journal) EURAS (Unioni i Universiteteve Euro-Aziatike) me seli në Stamboll. Nga viti 2010, anëtar i Asociacionit AIDP (Association International de Droit Pénal) Albanian People Group, me seli në Paris.

Nga viti 2015, anëtar i Bordit të Asociacionit të Kriminologëve dhe Kriminalistëve të Kosovës, ndërsa nga viti 2018, anëtarë i Bordit të Fondacionit “LorikCana5 Foundation” me seli në Tiranë dhe Koordinator i degës në Kosovë.

Flet gjuhët: Angleze, Serbokroate.

Ligjëron lëndët:

Kriminologji,

Penologji,

Viktimologji dhe Kriminalitet kompjuterik

Mentor Lecaj

Prodekan

Përgjegjës për nivelin e studimeve Master

Studimet themelore (4 vjeqare- Jurist i diplomuar) i ka mbaruar në Fakultetin Jurdik, Universiteti i Prishtinës, studimet master (2 vjeqare) në drejtimin juridiko- ndërkombëtar i ka mbaruar në Fakultetin Jurdik, Universiteti i Prishtines ”Hasan Prishtina”,ndërsa studimet e doktoratës në fushën e shkencave juridiko- ndërkombëtare, i ka mbaruar në Fakultetin Juridik të Universitetit Shteteror, Kirili i Metodiji, Shkup.

Mentor Lecaj poashtu e ka të dhënë provimin e Jurisprudencës dhe një kohë ka punuar edhe si avokat i licencuar.

Në Universitetin e Harvardit ka kryer kursin ”Challenges of American National Security, Strategy, and The Press”.

Ka qenë pjesëmarrës i projekteve; Japan International Cooperation Agency (JICA) dhe Western Balkans Cultural Antenna, anëtar i grupit të ekspertëve në Asamblenë e Cultural Innovation Network, me seli në Bruksel, i kyçur edhe në organizata tjera në Shqipëri dhe Kosovë.

Punën si ligjërues i rregullt i lëndëve nga fusha juridke ndërkombëtare e ka filluar në vitin 2007, në Universitetin e Prizrenit, Prizren, ndërsa nga viti akademik 2012/2013 është në marrëdhënie të rregulltë pune me Kolegjin AAB. Deri tani ka marrë pjesë në shumë trajnime, konferenca ndërkombëtare dhe ka publikuar një sërë punimesh shkencore.

Ka punuar si prodekan për çështje mësimore dhe sigurimin e cilësisë në Fakultetin e Administratës Publike në Kolegjin AAB, ndërsa nga 1 Nentori 2018, ka filluar të ushtroj detyren e Prodekanit në Fakultetin Juridik të Kolegjit AAB.

Flet gjuhën angleze, frënge dhe sërbe.

Ligjëron lëndët:

  • E drejta evropiane,
  • E drejta konsullore,
  • E drejta ndërkombëtare (MA)

Private: Fatmir Qollakaj

Prodekan Përgjegjës për sigurimin e cilësisë

Fushat kryesore të studimit, kërkimeve e botimit janë: siguria, studimet sociale, luftimi i kriminalitetit, terrorizmi etj. Prej vitit 2009 ushtron detyrën e Prodekanit për mësim në Fakultetin Juridik në AAB. Arsimin parauniversitar e ka mbaruar në Prizren. Studimet e Filozofisë e Sociologjisë i ka mbaruar në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. Ka vijuar studimet për magjistraturë (1989 – 1991) në Universitetin e Zagrebit dhe në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës. Ka mbaruar studimet pasdiplomike në fushën e shkencave kriminalistike, kriminologjike e të sigurisë dhe ka fituar titullin Magjistër i Shkencave në Fakultetin e Shkencave Kriminalistike (FShKKS) të Universitetit të Sarajevës (2009). Studimet e doktoratës i ka përfunduar në Universitetin Europian të Tiranës (2016), në fushën e së Drejtës Publike, drejtimi penal, me specializim të ngushtë në temën “Veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsioni zyrtar në Kosovë”. Po ashtu vijon studime të doktoratës së dytë në fushën e sigurisë në FShKKS në Universitetin e Sarajevës.

Ka punuar në Institutin e politikave Sociale në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale si udhëheqës i hulumtimeve për pesë vjet radhazi. Ka përfunduar trajnime të rëndësishme në fushën e të Drejtave të Fëmijës (certifikuar nga Ministria italiane e Punëve të Jashtme), të Drejtën e Punës (trajnerëve, i certifikuar nga ILO, IPEK dhe MPMS të Republikës së Kosovës), në Mbrojtjen e Viktimave e shumë të tjera. Ka marrë pjesë në shumë konferenca shkencore në vend e në rajon me punime e prezantime, përfshirë disa konferenca në Sarajevë në fushën e Kriminalistikës, Kriminologjisë e të Sigurisë, në Universitetin e Tetovës, në Fakultetin e Shkencave Sociale të Universitetit të Tiranës.

Aktualisht është edhe trajner në Akademinë e Drejtësisë të Kosovës  ku përgatitë prokurorë e gjyqtarë.

Ka botuar kryesisht në fushën e luftimit të kriminalitetit dhe në fushën e sigurisë:

“Frustacions ond Crime in Contemporary Society – Case Study the Western Balkan”  – European Journal of Social Sciences Education and Research ISSN 2312-8429 ,Vol. 1,  Romania, viti 2015.

“The Absence of formal social control and the pathological – social devijance in modern society” – The  4 –th International Multidisiplinary Conference in Integrating Science in New Global Challenges  , Dubrovnik  Croatia, viti 2015.

“The influence of socio-economic factors in the field of security, the Kosovo case study “ – Europian Academic research  Vol. III, Issue 7/ October 2015  Romania Impact Factor: 3.4546 (UIF) DRJI Value: 5.9 (B+).

“Between the Real Threat and Psychological Warfare, ISIS and Balkans Security” – EUROPEAN CENTER FOR SCIENCE EDUCATION AND RESEARCHICSS VI YEAR 2015 VOLUME IV.

“Mental Health in the penitentiary system in Albania and the best practices in Europe as a reflection of the positive obligations of the state in the framework of Human Rights” – International Conference  December , Fakulteti i Shkencave Socijale , Universiteti Publik i Tiranës , Botuar në boletinin për Konferencën, viti 2014.

“COLLECTION INFORMATION FROM CITIZENS: CRIMINALISTICS ASPECTS” – KRIMINALISTIČKA TEORIJA I PRAKSA CRIMINALISTIC THEORY AND PRACTICE god. 2., br. 3, str. 1 – 152, Zagreb, 2015. polugodišnjak / semiannually Nakladnik / Publisher Međunarodno kriminalističko udruženje  International Criminalistic Association  Croatia, viti 2015.

 Ligjëron lëndët:

 Kriminalistikë,
 Sociologji Juridike,
 Terrorizmin