Prof. Asoc. Dr

Besime Ziberi

Prof. Asoc. Dr. Besime Ziberi ka lindur më 17 shkurt 1988 në Tetovë, ku përfundoi edhe arsimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2009, diplomoi në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë të Universitetit të Europës Juglindore në drejtimin “Administrim Biznesi” (https://www.seeu.edu.mk). Në vitin 2012 përfundoi studimet posdiplomike në të njëjtin institucion në drejtimin “Banka dhe Financa”, duke fituar titullin Magjistër i Shkencave Ekonomike (MSc). Ndërsa, në vitin 2016 mbrojti disertacionin e doktoraturës në Universitetin e Europës Juglindore, Fakulteti i Ekonomisë dhe Biznesit, me temën: “Financimi Publik i Arsimit dhe Ndikimi i Tij në Rritjen Ekonomike në Republikën e Maqedonisë: Qasje Analitike Krahasimore”, duke u nderuar me titullin Doktor i Shkencave Ekonomike, profili në Ekonomi (https://www.seeu.edu.mk).

Përvoja e saj profesionale filloi menjëherë pas diplomimit, në Universitetin e Europës Juglindore, ku gjatë periudhës 2009–2017 ushtroi detyrën e Këshilltares Akademike për studentë, duke kontribuar në zhvillimin e tyre akademik dhe profesional. Që nga viti 2017, Prof. Ziberi është pjesë e stafit akademik të Kolegjit AAB në Prishtinë (https://aab-edu.net), ku aktualisht mban titullin Profesoreshë e Asociuar në Fakultetin Ekonomik. Ajo ligjëron në nivelet bachelor dhe master, si dhe angazhohet në procesin e akreditimit të programeve, mentorimin e tezave, zhvillimin e kërkimit shkencor dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Prof. Ziberi ka një aktivitet të gjerë kërkimor dhe akademik. Ajo është recensente për disa revista shkencore ndërkombëtare të indeksuara dhe njëkohësisht anëtare e bordeve editoriale të revistave me qasje të hapur në fushat e ekonomisë dhe shkencave shoqërore. Ka qenë e ftuar si folëse kryesore (keynote speaker) në konferenca ndërkombëtare të nivelit të lartë, ku ka trajtuar temat mbi ekonominë e gjelbër, zhvillimin e qëndrueshëm dhe ndikimin e teknologjive të reja në zhvillimin ekonomik.

Në kuadër të angazhimit të saj akademik ndërkombëtar, ajo është emëruar si anëtare e jashtme në komisione shkencore për vlerësimin e tezave të doktoratës në universitete të rajonit, ku ka ofruar vlerësime të specializuara metodologjike dhe përmbajtësore për disertacione në fushën e ekonomisë, financave dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

Eksperienca Profesionale dhe Shkencore

Në periudhën 2009 fill pas diplomimit të saj në nivelin bachelor në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë pranë Universitetit të Europës Juglindore, Prof. Asoc. Dr. Besime Ziberi ka filluar punën në Dekananin e Fakultetit, ku ka mbajtur rolin e Këshilltarit Akademik deri në vitin 2017. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka ofruar mbështetje dhe këshilla të vlefshme për studentët në lidhje me kërkesat akademike dhe planifikimin e karrierës, duke luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e tyre profesional dhe akademik. Si këshilltare akademike, ajo ka qenë përgjegjëse për këshillimin e studentëve në lidhje me kërkesat për diplomën dhe planifikimin e karrierës, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme dhe udhëzime për realizimin e objektivave akademikë dhe profesionalë. Ajo ka marrë vendime kyçe akademike, duke përfshirë mbikëqyrjen e procedurave të diplomimit dhe re-registrimit, si dhe duke u kujdesur për transferimet e brendshme dhe të jashtme të studentëve. Në këtë pozicion, ajo ka monitoruar progresin akademik të studentëve, duke rishikuar dosjet e tyre për të siguruar që kërkesat e diplomës po plotësohen, dhe ka marrë pjesë aktive në administratën studentore dhe shërbimet mbështetëse. Për më tepër, ajo ka identifikuar studentët që kanë pasur sfida akademike dhe ka bashkëpunuar me ta për të zhvilluar zgjidhje të përshtatshme për përmirësim. Ajo gjithashtu ka ofruar këshilla për sistemin ECTS dhe ka komunikuar vendimet e marra nga Komisioni i Transferimeve me regjistrin akademik. Prof. Ziberi ka ofruar mbështetje dhe këshilla të vlefshme për studentët që ishin të interesuar për mundësi mobiliteti ndërkombëtar, duke bashkëpunuar ngushtë me Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Koordinatorin e Mobilitetit të Fakultetit. Gjithashtu, ajo ka koordinuar procesin e Vlerësimit të Studentëve, duke siguruar që ky proces të organizohej dhe ekzekutohej në përputhje me procedurat universitare dhe të sigurohej raportimi i duhur.

Përvoja profesionale dhe akademike

Kolegji AAB – Fakulteti Ekonomik (2017–sot)

Që nga viti 2017, Prof. Asoc. Dr. Besime Ziberi është profesoreshë në Kolegjin AAB në Fakultetin Ekonomik, ku ligjëron në nivelet bachelor dhe master. Ndër lëndët që ka ligjëruar në nivelin bachelor përfshihen: Makroekonomia I & II, Financat Publike, Menaxhmenti, Menaxhmenti Financiar, Menaxhimi i operacioneve, Trendet e Globalizimit. Ndërsa në nivelin master përfshihen: Metodologjia e Hulumtimit, Ekonometria Financiare dhe Ekonomiksi Menaxherial.

Përveç angazhimit të saj si ligjëruese, Prof. Ziberi ka kontribuar gjerësisht në jetën akademike dhe kërkimore në nivel institucional dhe ndërkombëtar. Ajo është supervizore e rregullt e studentëve të nivelit master, duke udhëhequr punimet e diplomës dhe projektet kërkimore në fusha që lidhen me ekonominë, menaxhmentin dhe financat. Prof. Ziberi është e angazhuar aktivisht në procesin e akreditimit dhe ria-kreditimit të programeve studimore në Fakultetin Ekonomik të Kolegjit AAB, duke kontribuar në zhvillimin dhe sigurimin e cilësisë akademike dhe përputhshmërisë me standardet ndërkombëtare.

Angazhime dhe Pjesëmarrje në Këshilla dhe Konferenca

Që nga viti 2024, Prof. Ziberi është anëtare e Këshillit Shkencor të Kolegjit AAB, e zgjedhur nga Senati për një mandat trevjeçar, ku jep kontribut në drejtimin strategjik të zhvillimeve akademike dhe kërkimore të institucionit. Ajo gjithashtu është anëtare e bordeve editoriale dhe këshillimore për revista shkencore, përfshirë International Journal Thesis të Kolegjit AAB.

2022-present – Editorial Board Member, International Journal Thesis – Kolegj AAB

2025 – Editor Member, Digital Social Sciences – Revistë Ndërkombëtare me Akses të Hapour në Shkencat Shoqërore

2025 – Associate Editor, Social Lens – Revistë Ndërkombëtare me Akses të Hapour në Shkencat Shoqërore

Pjesëmarrja në Komitete Shkencore dhe Roli i Recensentit

Prof. Ziberi ka një përfshirje aktive në vlerësimin shkencor si recensente për revista ndërkombëtare të njohura, si:

Economic Research – Ekonomska Istraživanja (Routledge, Taylor & Francis Group)

Economy, Business & Development: An International Journal (EB&D)

International Journal of Management and Marketing

Në vitin 2024, Prof. Ziberi ka marrë Certifikatë Mirënjohjeje nga Editor-in-Chief, Dr. Mijalche Santa, për angazhimin e saj si recensente për revistën ndërkombëtare “Economy, Business & Development: An International Journal (EB&D)” lëshuar nga Faculty of Economics – Ss. Cyril and Methodius University in Skopje.

Angazhimi në Konferenca Ndërkombëtare dhe Pjesëmarrje si Folëse Kryesore:

Prof. Ziberi ka qenë folëse kryesore (Keynote Speaker) në konferenca ndërkombëtare të nivelit të lartë, si:

2nd International Congress on Finance, Economy and Sustainable Policies, Bursa, Turqi (Prill 2024) me prezantimin: “The Challenges of the Western Balkans Countries towards Green Transformation”

Third International Congress on Finance, Economics, and Sustainable Policies, Universiteti i New York-ut, Tiranë, Shqipëri (Shtator 2024) me prezantimin: “Green Investments: Strategies and Advancements in Finance to Address Climate Change” Link

13th InTraders International Conference on Social Sciences and Education

, organizuar nga International Balkan University më 24 prill 2025 në Shkup. Në këtë ngjarje, Prof. Ziberi ishte pjesë e sesionit EMERGE Dissemination Event, i fokusuar në ndikimin e inteligjencës artificiale dhe teknologjive të reja në zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor. Fjalimi i saj, me temën “Exploring the Intersection of AI and Economic Sustainability in the Western Balkans”, theksoi rolin e teknologjive të reja në qëndrueshmërinë ekonomike të rajonit. Ky angazhim theksoi rolin e saj si eksperte në çështje ndërdisiplinore dhe kontribuuese në nisma kërkimore ndërkombëtare.

Kontribute dhe Angazhime në Konferenca dhe Aktivitetet Akademike

Prof. Asoc. Dr. Besime Ziberi ka treguar lidership të qëndrueshëm akademik përmes angazhimit aktiv në konferenca dhe ngjarje institucionale akademike. Kontributet e saj përfshijnë organizimin dhe moderimin e paneleve të nivelit të lartë, mentorimin e iniciativave studentore, si dhe pjesëmarrjen në komitete shkencore të konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare. Me fokus të vazhdueshëm në promovimin e dialogut akademik, të menduarit kritik dhe fuqizimin e studentëve, ajo ka ndikuar në zhvillimin e aktiviteteve kyçe akademike brenda dhe jashtë Kolegjit AAB. Angazhimi i saj në aktivitete kërkimore dhe pedagogjike dëshmon përkushtimin e saj ndaj përsosmërisë akademike dhe bashkëpunimit ndërdisiplinor.

2024 – Anëtare e Komitetit Shkencor dhe Moderatore Paneli, Konferenca Ndërkombëtare “Security, Peace, and Sustainable Development in a Troubled World” – Kolegji AAB, Udhëhoqi diskutimet në panelin “Strategic Management, Performance, and Marketing in Emerging Markets.”

2024Organizatore dhe Mentore e Konferencës Studentore të Simuluar: “Studentët Hulumtues – Strategjitë e Financimit dhe Historitë e Suksesit të Korporatave Globale” – Kolegji AAB, Organizuar nën drejtimin e Prof. Assoc. Dr. Besime Ziberi, ku janë zhvilluar diskutime mbi strategjitë financiare dhe historitë e suksesit të korporatave globale.

2020 – Konferenca Studentore, Fakulteti Ekonomik, Kolegji AAB
Organizatore e konferencës studentore me titull: Sfidat e punësimit të të rinjve në periudhë tranzicioni, duke mundësuar një platformë për studentët për të prezantuar punimet e tyre kërkimore dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre akademike. 

2018 – Organizatore dhe Udhehëqëse e Tryezës së Debatit, “Fenomeni Brain-Drain në Kosovë dhe Rajon” – Fakulteti Ekonomik, Kolegji AAB

Pjesëmarrëse Aktive në Komitetet Shkencore të Konferencave të Organizuar nga Kolegji AAB

Angazhimi në Vlerësimin e Tezave të Doktoratës

Në kuadër të angazhimeve të saj akademike ndërkombëtare, Prof. Asoc. Dr. Besime Ziberi është emëruar si anëtare e jashtme e komisioneve shkencore për vlerësimin dhe mbrojtjen e tezave të doktoratës. Në këtë rol, ajo ka ofruar ekspertizën e saj për vlerësimin e cilësisë shkencore dhe metodologjike të disertacioneve doktorale.

Në vitin 2025, ajo ka qenë pjesë e komisionit për vlerësimin e tezës së doktoratës së kandidates Kristina Velickovska, me temën “Income Inequality Determinants: Developed vs Developing European Countries”, e mbrojtur në Universitetin Ndërkombëtar të Ballkanit në Shkup.

Po ashtu, në vitin 2025, Prof. Asoc. Dr. Besime Ziberi ka kontribuar në vlerësimin e tezës së doktoratës së kandidates Anila Bejaj, me temën “Impact of Interest Rate on Capital Flows in the Western Balkan and European Union Countries”, e mbrojtur gjithashtu në Universitetin Ndërkombëtar të Ballkanit në Shkup.

Në të njëjtin vit, ajo ka qenë pjesë e komisionit për vlerësimin e tezës së doktoratës së kandidates Oltjon Bejaj, me temën “Impact of Public Debt on Foreign Direct Investment: The Case of Western Balkan and Central and Eastern European Union Countries”, e mbrojtur në Universitetin Ndërkombëtar të Ballkanit në Shkup, duke ofruar komente dhe rekomandime për përmirësimin e punimit shkencor.

Trajnime të përfunduara 

Prof. Asoc. Dr. Besime Ziberi ka ndjekur një sërë trajnimesh dhe programesh zhvillimi profesional që synojnë përmirësimin e aftësive në mësimdhënie, kërkim shkencor dhe zhvillim projektesh. Në janar 2025, ajo mori pjesë në punëtorinë ndërkombëtare “Sustain Edu: Advancing Sustainable Development in Higher Education”, të mbajtur në Kolegjin AAB dhe të financuar nga International Visegrad Fund, për të cilën është e certifikuar.

Në nëntor të vitit 2024, ajo përfundoi me sukses trajnimin bazë për zhvillimin e projekteve, të ofruar nga Qendra për Trajnim Profesional dhe Inovacion (QAPI) në AAB College, ku u trajtuan temat kryesore mbi planifikimin dhe zbatimin e projekteve.

Në shkurt 2023, Prof. Ziberi mori pjesë në një trajnim të specializuar për vlerësimin e artikujve shkencorë, me fokus në metodologjinë e kërkimit dhe procesin e “peer-review”-t, të organizuar nga QAPI në Kolegjin AAB.

Në fillim të vitit 2022, ajo ndoqi trajnimin për integrimin e kërkimit në mësimdhënie, ku u trajtuan strategjitë për përfshirjen efektive të metodologjive kërkimore në procesin akademik.

Gjatë vitit 2020, ajo mori pjesë në disa trajnime të fokusuara në mësimdhënien online dhe integritetin akademik. Në tetor dhe nëntor të këtij viti, ajo përfundoi trajnime për mësimdhënie efektive në distancë dhe mësimnxënie online, për të cilat u përgatit në mënyrë të përqendruar për sfidat e arsimit virtual. Në gusht 2020, ajo gjithashtu mori trajnim për përdorimin e platformës Turnitin, për zbulimin e plagjiaturës dhe garantimin e integritetit akademik, në kuadër të politikave të transparencës akademike të Kolegjit AAB.

2025 – Sustain Edu Workshop: Pjesëmarrëse në workshopin organizuar nga AAB College në kuadër të projektit Sustain Edu, mbështetur nga Fondi Ndërkombëtar Visegrad, i fokusuar në avancimin e zhvillimit të qëndrueshëm në arsimin e lartë.

2024 – Project Development Training: Pjesëmarrëse në trajnimin për zhvillimin e projekteve organizuar nga QAPI, në kuadër të programit dimëror 2024 të AAB College.

2023 – Evaluation of Scientific Articles: Pjesëmarrëse në trajnimin për vlerësimin e artikujve shkencorë, pjesë e modulit të tretë në programin e zhvillimit profesional të stafit, organizuar nga QAPI, AAB College.

2022- Pjesëmarrës në trajnimin mbi integrimin e kërkimit në mësimdhënie, i udhëhequr nga Prof. Dr. Melita Kovacevic nga Universiteti i Zagrebit, organizuar për stafin akademik të AAB College më 29 janar 2022.

2020 –  Pjesëmarrëse në trajnimin për përdorimin e Turnitin, shërbimi më i avancuar për parandalimin e plagjiaturës, organizuar nga AAB College, institucionin e vetëm në Kosovë që përdor Turnitin.

Publikime Shkencore në Revista Ndërkombëtare (Scopus, Web of Science, tjera):

Prof. Asoc. Dr. Besime Ziberi ka ndërtuar një korpus të konsoliduar të publikimeve shkencore në fushën e ekonomisë, me një fokus të veçantë në makroekonomi, financa publike, zhvillim të qëndrueshëm dhe ekonominë e gjelbër. Kontributet e saj hulumtuese janë publikuar kryesisht në revista ndërkombëtare të indeksuara në Scopus dhe një pjesë e konsiderueshme në Web of Science, duke reflektuar angazhimin e saj ndaj standardeve më të larta të cilësisë akademike.

Në qendër të kërkimeve të saj qëndron analiza e politikave ekonomike që ndikojnë në rritjen dhe qëndrueshmërinë afatgjatë, përfshirë studime mbi investimet e huaja direkte, efikasitetin e shpenzimeve publike, barazinë sociale dhe zhvillimin e sektorëve strategjikë. Një ndër kontributet më të spikatura është artikulli “Foreign Direct Investment Legislation and Economic Growth in Western Balkan Countries: A Panel Analysis”, botuar në revistën prestigjioze Technological and Economic Development of Economy (Q1, Scopus & Web of Science, IF 6.7), i cili ka konsoliduar më tej reputacionin e saj si hulumtuese me ndikim.

Një pjesë e rëndësishme e punës së saj kërkimore i kushtohet gjithashtu ekonomisë së gjelbër, tranzicionit të qëndrueshëm, dhe lidhjes së tyre me zhvillimet teknologjike, duke përfshirë rolin e inteligjencës artificiale (AI) në modelet e reja ekonomike. Në këtë drejtim, ajo po zhvillon aktualisht artikuj të rinj mbi modelimin ekonomik për reduktimin e emetimeve të karbonit, si dhe ndikimin e teknologjive të reja në performancën e ndërmarrjeve dhe politikat e zhvillimit në vendet në tranzicion. Këto prurje përfaqësojnë një zgjerim strategjik të agjendës së saj shkencore drejt temave të ardhshme me rëndësi globale.

(2025) Foreign Direct Investment Legislation and Economic Growth in Western Balkan Countries: A Panel Analysis, Technological and Economic Development of Economy, 31(3), 842–862. https://doi.org/10.3846/tede.2025.23132

(2025) External Audit Importance toward Efficiency of Public Funds and the Economic Growth: A Study Case of Kosovo, Humanities and Social Sciences Letters, 13(1), 200–213. https://archive.conscientiabeam.com/index.php/73/article/view/4047/8413

Artikuj në shqyrtim në vitin 2025

2025 – (i pranuar, në fazë proofreading) European Green Agenda Legal Framework and Its Implications Towards Economic Growth of Developing Countries: Testing the Environmental Kuznets Curve (EKC) Through A Panel Estimation Approach, revista: Business: Theory and Practice, botuar nga Vilnius Tech.

2025 – Në finalizim të draftit përfundimtar të artikullit “Promoting Sustainable Economic Growth and Green Transition through Education…” pas komenteve të recensuesve të revistës Cogent Education (Taylor & Francis, Scopus indexed).

2025 – Në pritje të shqyrtimit shkencor artikulli “Managing Green Transition through Promotion: Evidence from Kosovo Businesses”, dorëzuar në revistën International Journal of Sustainable Development and Planning (IJSDP).

Artikuj Hulumtues në Proces të Realizimit (2025):

Economic Modeling for Low-Carbon Transitions: A Comprehensive Analysis of Macroeconomic Drivers of CO₂ Emissions

Pre-COVID Macroeconomic Landscape in the Western Balkans: Tracing Growth through the Lens of Inflation and Related Indicators

Pre-COVID Macroeconomic Landscape in the Western Balkans: Tracing Growth through the Lens of Inflation and Related Indicators

2024 – ajo publikoi një tjetër artikull në Economic Studies Journal, issue 2, pages 77-91, titulluar “Innovations and Enterprises Performance in Transition Countries, With Special Emphasis on Kosovo: CDM Model Approach”. Artikulli trajton performancën e inovacioneve dhe ndërmarrjeve në vendet në tranzicion, me një fokus të veçantë në Kosovë https://www.iki.bas.bg/Journals/EconomicStudies/2024/2024-2/05_Gezim-Jusufi.pdf

2023 – ajo publikoi edhe një artikull në Corporate Law & Governance Review, 5(1), pages 122-128, me titull “The importance of the regulation of public enterprises”. https://doi. org/10.22495/clgrv5i1p11

Në vitin 2022, Prof. Ziberi publikoi disa artikuj të rëndësishëm:

Në vitin 2022, artikulli i saj “The Rule of Thumb: Private Consumption as a Driving Force of the Economic Growth of Western Balkan Countries” u botua në Journal of Governance & Regulation, 11(3), pages 54-60.https://doi.org/10.22495/jgrv11i3art5

“Empirical Analysis of the Impact of Education on Economic Growth”, Economies, 10(4), pages 89. https://doi.org/10.3390/economies10040089

“The impact of Active Labour Policies on Economic Growth”, Corporate Governance and Organizational Behavior Review, 6(1), pages 177-187. https://doi.org/10.22495/cgobrv6i1p14

“The Impact of Microcredits on Consumer Behaviour”, Corporate Governance and Organizational Behavior Review, 6(2), pages 230-235. https://doi.org/10.22495/cgobrv6i2sip15

“Law in the Tax Legal System, Income Inequality and Economic Growth: An Empirical Estimation”, Corporate Governance and Organizational Behavior Review, 6(2), pages 95-103.  https://doi.org/10.22495/cgobrv6i2sip7

“The Impact of Neuromarketing on Consumer Behaviour”, Journal of Governance & Regulation, 11(4), pages 147-153. https://doi.org/10.22495/cgobrv6i2p9

“Key macroeconomic indicators of economic growth in the case of developing countries”, The South East European Journal of Economics and Business, 16(2), pages 68-81. https://doi.org/10.22495/jgrv11i4art14


Në vitin 2021, ajo kontribuoi me disa punime të rëndësishme në fushën e ekonomisë dhe zhvillimit:

“Economic Growth in the Western Balkans: A Panel Analysis”, Journal of Governance and Regulation, 10(3). http://journal.efsa.unsa.ba/index.php/see/article/view/1552

“Skills Mismatch in the Labor Market: The Future of Work from the Viewpoint of Enterprises in Case of Kosovo”, Management & Marketing, Vol 9, No 1. https://doi.org/10.22495/jgrv10i3art9

“The perception of employees on the mandatory pension savings in case of Kosovo”, Studios of Applied Economics, Vol 39, No 3. http://mnmk.ro/en/documents/2021_1/6-5-1-21.pdf 

“The Impact of Small and Medium Enterprises in Generating New Jobs in Case of Kosovo”, Journal of Governance and Regulation, 10(2). https://doi.org/10.25115/eea.v39i3.4118

“The Impact of COVID-19 on the Consumers’ Behaviour: The Case of Republic of Kosovo Economy”, Baltic Journal of Real Estate Economics and Construction Management, Vol. 9. https://doi.org/10.22495/jgrv10i2art2

“Foreign Direct Investment Legislation: a Precondition for Creating a Favourable Investment Climate in the Case of Kosovo”, Journal of Governance and Regulation, Volume 10, Issue 2, Special Issue. https://doi.org/10.2478/bjreecm-2021-0003

“Transforming traditional business into online: The impact of COVID-19 pandemic on consumer behavior”, Management Dynamics in the Knowledge Economy, 9(1), pages 5-16. https://doi.org/10.22495/jgrv10i2siart10

“The Econometric Approach of the Impact of Public Investment in the Road-Infrastructure in the Economic Growth of Kosovo”, Economics and Business, Vol. 34, No. 1.  https://doi.org/10.2478/mdke-2021-0001


Në vitin 2020, Prof. Ziberi botoi punime të rëndësishme si:

“The Nexus Between Public Spending on Education and Economic Growth of Kosovo (Econometric Approach)”, Economics, Management and Sustainability, 5(2), pages 112-121. https://doi.org/10.2478/eb-2020-0019

“The fiscal policy and economic growth of Kosovo: An econometrical analysis”, Balkan and Near Eastern Journal of Social Sciences. https://jems.sciview.net/index.php/jems/article/view/114>.

“Skills Mismatch in the Labour Market: A Precondition of Brain-Drain Phenomenon in Developing Countries with Special Emphasis on Kosovo”, Academic Journal of Economic Studies, 6(2), pages 33-41. http://www.ibaness.org/bnejss-archive/2020-06-si

“Econometric Analysis to Examine the Relationship between Unemployment and Macroeconomics Aggregates. Evidence from Kosovo”, Journal of Danubian Studies and Research, Vol 9, No 2.  https://www.zbw.eu/econis-archiv/handle/11159/4639

Në vitin 2019, ajo publikoi:

“Organizational Culture in Academic Institutions Hofstede’s Five Dimensions”, Knowledge International Journal, 31(1), pages 187-192.  http://journals.univ-danubius.ro/index.php/research/article/view/4504

“Public investments incentive factors of economic growth – case study of Republic of North Macedonia”, International Journal of Economics, Business, and Entrepreneurship (IJEBE), Volume 2, Number 2.  https://ikm.mk/ojs/index.php/KIJ/article/view/1033

“Job satisfaction, motivation and performance at self-managing teams”, Regional Journal of Social Science, pages 254-261. http://ijebe.feb.unila.ac.id/index.php/ijebe/article/download/55/29/


Në vitin 2018, ajo botoi artikullin “Income Inequality and Economic Growth – Evidence from Macedonia” në Institute of Knowledge Management International Journal, Vol. 17(1). ISSN:1800-9794-print form; KDU:33/34(05), p:254-261


Në vitin 2017, Prof. Ziberi kontribuoi me:

“The Transition Path from Education to Employment – Evidence from Macedonia”, Institute of Knowledge Management International Journal, Vol. 17(1). ISSN 1857-923X (e- version)

“Decentralization and Financing of Primary and Secondary Education in the Republic of Macedonia”, Scientific Annals of Economics and Business, 64(02) ISSN 1857-923X (e- version)

“An Empirical Analysis of the Determinants of Economic Growth in the Western Balkans”, Bamberg University – Working Paper. http://saeb.feaa.uaic.ro/index.php/saeb/issue/view/17


Në vitin 2016, ajo botoi artikullin “Public Funding of Education on Economic Growth in Macedonia” në Bamberg University – Working Paper. ISBN 978-3-943-153-15-6. http://www.unibamberg.de/fileadmin/uni/fakultaeten

Pjesëmarrje në Konferenca Shkencore Ndërkombëtare

Prof. Asoc. Dr. Besime Ziberi ka një përvojë të pasur dhe të vazhdueshme në pjesëmarrje aktive në konferenca shkencore ndërkombëtare, ku ka kontribuar si autore punimesh, moderatore panelesh dhe folëse kryesore. Gjatë dekadës së fundit, ajo ka prezantuar në mbi 30 konferenca ndërkombëtare të mbajtura në vende si Turqia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Bullgaria, Gjermania dhe online, duke trajtuar tema të ndërlidhura me ekonominë e gjelbër, politikat e investimeve të huaja direkte, edukimin, menaxhimin publik dhe ndikimin e inteligjencës artificiale në zhvillimin ekonomik. Ajo ka qenë folëse e ftuar në konferenca të profilit të lartë, si “The 13th InTraders International Conference” në Shkup dhe “AI in the Age of Transformation” në Prishtinë, duke paraqitur analiza mbi ndërveprimin midis teknologjisë së avancuar dhe qëndrueshmërisë ekonomike në Ballkanin Perëndimor.

Kontributi i saj është theksuar edhe në sesione të posaçme tematike si “EMERGE Dissemination Event”, ku ka paraqitur hulumtime ndërdisiplinore që ndërthurin globalizimin 4.0 me ekonominë digjitale dhe transformimet klimatike. Prof. Ziberi ka prezantuar gjithashtu në kongrese ndërkombëtare të fushës së financave, menaxhimit dhe politikave sociale, duke analizuar rolin e investimeve publike, reformave në tregun e punës dhe politikave arsimore në rritjen ekonomike. Këto prezantime jo vetëm që kanë përforcuar ndikimin e saj akademik, por kanë shërbyer edhe si platformë për bashkëpunime të reja në kërkime shkencore ndërkombëtare.

Prof. Asoc. Dr. Besime Ziberi ka marrë pjesë në një numër të madh konferencash shkencore ndërkombëtare, ku është certifikuar për prezantimet e saj dhe ka kontribuar si folëse, autore punimesh dhe moderatore panelesh. Konferencat ku ka marrë pjesë përfshijnë:

Më 24 prill 2025, mori pjesë si folëse e ftuar në “The 13th InTraders International Conference on Social Sciences and Education” në International Balkan University, Shkup. Ajo prezantoi në sesionin “EMERGE Dissemination Event” me temën: Exploring the Intersection of AI and Economic Sustainability in the Western Balkans.

Në të njëjtën konferencë, prezantoi edhe temën: The Green Economy of the Western Balkans: Challenges and Opportunities for Sustainable Development.

Më 13 maj 2025, në Konferencën Ndërkombëtare “Artificial Intelligence (AI) in the Age of Transformation: Opportunities and Challenges”, të organizuar nga Kolegji AAB në Prishtinë, ajo prezantoi punimin: Artificial Intelligence, Globalization 4.0, and the Green Economy: Redefining Economic Growth in the Digital Age.

Në nëntor 2024, mori pjesë në “41th International Multidisciplinary Conference ‘Recent Studies and Research'” me prezantimin: Challenges in Integrating Sustainable Development Goals into Governmental Programs: The Case of North Macedonia and Southeast European Countries.M/p>

Në “9th International Scientific Congress ICONBEST 2024”, prezantoi temën: Labor Law Opportunities: Raising Standards and Support for Workers.

Në konferencën “Security, Peace, and Sustainable Development in a Troubled World” (shtator 2024), mori pjesë me dy prezantime: The Public Policies and Reform Analysis on The Health Sector in The Case of Kosovo dhe Analysis of the Impact of Visa Liberalization on the Sustainability of Kosovo’s Economic Growth.

Në “III. International Congress on Finance, Economy, and Sustainable Policies (ICOFESP)” (shtator 2024), paraqiti punimin: Green Investments: Strategies and Advancements in Finance to Address Climate Change.

Në “2nd International Congress on Finance, Economy and Sustainable Policies”, Bursa, Turqi (prill 2024), prezantoi punimin: Law on Foreign Direct Investment: A Panel Estimation of Economic Growth in the Western Balkan Countries.

Në Konferencën Virtuale Ndërkombëtare “War, Conflict and Society” organizuar nga AAB College (dhjetor 2022), prezantoi temën: Analysis of Foreign Direct Investment Legislation in Kosovo and North Macedonia in the Harmonization of the EU Countries.

Në “8th International Conferences on Economics and Social Sciences” në Cyprus Science University, Antalya (tetor 2022), prezantoi: The Regulation of Public Enterprises: Study Case of Kosovo.

Në Konferencën “Corporate Governance: Fundamental and Challenging Issues in Scholarly Research” (nëntor 2021), prezantoi: The Effect of Active Labor Market Policies in Kosovo on Reducing the Unemployment Rate and the Economic Growth of the Country.

Në “Baskent International Conference on Multidisciplinary”, Ankara, Turqi (shtator 2021), prezantoi: Impact of Small and Medium Enterprises in the Gross Domestic Product in Case of Kosovo.

Në Konferencën Globale “Transformations and Consequences of the Society Due to COVID-19 Pandemic” organizuar nga AAB College (shtator 2020), prezantoi: The Impact of COVID-19 Pandemic in the Personal Consumption Expenditures (PCE) – Case Study: Republic of Kosovo and Republic of North Macedonia.

Në “XIV IBANESS Congresses”, Plovdiv, Bullgari (shtator 2020), prezantoi: Skills Mismatch in the Labour Market: A Precondition of Brain-Drain Phenomenon in Developing Countries with Special Emphasis on Kosovo.

Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (2018), prezantoi temën: The Impact of Public Investment in Education on Economic Growth – The Case of the Republic of Macedonia.

Në Konferencën Ndërkombëtare në Kolegjin AAB, Prishtinë (2018), prezantoi: Public Investments – Key Factor for Economic Growth.

Në “6th International Scientific Conference EDPEUI2018”, Universiteti i Tetovës, prezantoi: Brain Drain Phenomenon in Western Balkan Countries with Special Emphasis in Kosovo, Macedonia and Albania.

Në “7th Regional Scientific Conference – Institute for Legal and Democratic Studies”, Gjilan (2018), prezantoi: Income Inequality and Economic Growth – Evidence from Macedonia.

Në “2nd International Conference on Innovative Marketing”, Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës (2018), prezantoi: Organizational Culture in Academic Institutions – Hofstede’s Five Dimensions.

Në “ISCBE’17”, South East European University (2017), prezantoi: Binding Constraints of Economic Growth in Western Balkan Countries.

Në Konferencën “The Teacher of the Future”, Budva (2017), prezantoi: Decentralization and Financing of Primary and Secondary Education in the Republic of Macedonia.

Në Konferencën Ndërkombëtare të Kolegjit AAB (2017), prezantoi: Education System in Macedonia – ‘Furgone Production’.

Në Akademinë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve (2016), prezantoi: The Correlation Between Public Investment in Education and Economic Growth in Macedonia.

Në “Socioint15”, Istanbul, Turqi (2015), prezantoi: Political and Economical Effects of Higher Education Reforms – Case of Macedonia.

Në Konferencën Ndërkombëtare AIS (2015), prezantoi: Organizational Culture in Higher Education Institutions and Its Impact on Enrolment Growth – Case of Macedonia.

Në “National Accounting Council of Albania”, Tiranë (2014), prezantoi: Analysis of Report of Transparencies in the Republic of Macedonia.

Në Universitetin e Tiranës (2014), prezantoi: The Impact of Promotion Strategies in Attracting Students in Higher Education Market (SEEU).

Në Universitetin e Europës Juglindore, Tetovë (2014), prezantoi: The Student Evaluation Survey and its Impact on Quality Teaching – the Case of South East European University.

Aftësi personale dhe organizative

Prof. Asoc. Dr. Besime Ziberi zotëron aftësi të shkëlqyera komunikimi, të zhvilluara përmes një përvoje të gjatë në arsimin e lartë, që i mundësojnë ndërveprim efektiv me studentët, kolegët dhe aktorët e jashtëm institucionalë. Ajo ka dëshmuar aftësi të larta për të punuar në ekipe multidisiplinare, si në rolin e udhëheqëses ashtu edhe si anëtare bashkëpunuese. Ka përvojë të gjerë në koordinimin e programeve akademike, organizimin e konferencave dhe realizimin e projekteve kërkimore.

Ajo ka aftësi të dëshmuara në menaxhimin e përgjegjësive të shumta akademike, duke përfshirë mësimdhënien, hulumtimin dhe mbikëqyrjen e tezave, duke ruajtur cilësi të lartë në çdo aspekt të angazhimit të saj. Ka kontribuar gjithashtu në hartimin dhe zbatimin e kurrikulave, si dhe në ofrimin e mbështetjes për studentët gjatë rrugëtimit të tyre akademik. Në rolin e mentores, ajo udhëheq dhe mbikëqyr studentë të nivelit master, duke krijuar një mjedis kërkimor të strukturuar, produktiv dhe të orientuar drejt rezultateve.

Prof. Ziberi zotëron aftësi të forta në menaxhimin e ngjarjeve akademike, përfshirë organizimin dhe moderimin e konferencave ndërkombëtare, paneleve shkencore dhe punëtorive profesionale. Ajo gjithashtu ka përvojë të avancuar në logjistikë dhe administratë akademike, duke përfshirë planifikimin, alokimin e burimeve dhe realizimin e objektivave institucionale. Komunikimi i saj i efektshëm me stafin akademik, studentët dhe partnerët e jashtëm kontribuon në funksionimin efikas të aktiviteteve institucionale dhe ndërtimin e marrëdhënieve pozitive ndërinstitucionale.

Aftësi kompjuterike dhe teknologjike

Prof. Ziberi zotëron aftësi të avancuara në përdorimin e softuerëve për analizë të të dhënave, përfshirë Stata dhe SPSS, të cilat i aplikon në analiza statistikore dhe ekonometrike. Ka njohuri të thelluara në Microsoft Excel për përpunimin e të dhënave dhe krijimin e raporteve analitike, si dhe në PowerPoint për zhvillimin e prezantimeve dinamike dhe vizualisht të strukturuara. Ajo gjithashtu është e aftë në përdorimin e mjeteve moderne të prezantimit, si Prezi dhe Canva, për krijimin e prezantimeve vizuale dhe kreative. Në aspektin e bashkëpunimit digjital, ajo ka përvojë në përdorimin e platformave cloud si Google Drive (Docs, Sheets, Slides), duke mundësuar menaxhimin dhe shpërndarjen efikase të dokumenteve në mjedise bashkëpunuese akademike.

Profil akademik

Prof. Asoc. Dr. Besime Ziberi ka një profil të konsoliduar akademik në disa nga platformat më të rëndësishme ndërkombëtare të kërkimit shkencor. Kontributet e saj shkencore janë të indeksuara në Google Scholar, Scopus dhe Web of Science (ID i kërkuesit: AHD-7181-2022), ndërsa është e regjistruar edhe me një profil të verifikuar në ORCID. Aktiviteti i saj profesional dhe angazhimet bashkëpunuese pasqyrohen gjithashtu në faqen e saj zyrtare në LinkedIn.

Deri në qershor 2025, treguesit e saj bibliometrikë dëshmojnë një ndikim të qëndrueshëm dhe në rritje në kërkimin shkencor, me një h-indeks prej 12 dhe një i10-indeks prej 16 në Google Scholar, si dhe një h-indeks prej 6 në Scopus. Këta indikatorë vërtetojnë rëndësinë dhe ndikimin që kanë pasur publikimet e saj në revista ndërkombëtare të rishikuara nga kolegët, veçanërisht në fushat e ekonomisë, financave, arsimit dhe zhvillimit të qëndrueshëm.