Prof. ass. dr.

Donik Sallova

Përgjegjës për aktivitetet studentore dhe praktikë

Prof.Ass.Dr. Donik Sallova është profesor i rregullt në Fakultetin e Administratës Publike. Studimet themelore i ka mbaruar për shkenca politike në Fakultetin Filozofik, Departamenti i Shkencave Politike të Universitetit të Prishtinës në periudhën 2006-2009. Ka fituar gradën shkencore Mastër i Shkencave në Shkenca Politike-Teori Politike në vitin 2012 në Universitetin e Tiranës. Studimet doktorale i ka ndjekur në Universitetin e Europës Juglindore në Maqedoninë e Veriut në periudhën 2014-2017 po në fushën e shkencave politike ku edhe ka mbrojtur disertacionin e doktoratës me titullin “Politika e ndërtimit të identitetit kombëtar shqiptar”.

Ligjerues i Arsimit

Është pjesë e Kolegjit AAB që nga viti 2013 si ligjerues dhe profesor i rregullt në kuadër të Fakultetit të Administratës Publike. Ka qenë Prodekan i Fakultetit të Administratës Publike (2020-2021), ndërsa në periudhën 2015-2017 ka shërbyer si Koordinator për Mentorimin e Studentëve dhe Praktikën në kuadër të fakultetit. Ligjëron lëndët nga fusha e shkencave politike, politikave publike dhe metodologjisë së kërkimit shkencor në nivelin bachelor dhe master.

Në fushën e shkencave politike përqëndrimin shkencor dhe kërkimor e ka të drejtuar kah tematikat që lidhen me qeverisjen dhe politikat publike, politikat identitare, çështjet e demokracisë dhe demokratizimit, kulturën politike etj. Ka të botuara një varg artikujsh shkencor në revista shkencore të vlerësuara ndërkombëtarisht. Për një periudhë të gjatë ka dhënë kontributin e tij edhe në fushën e publicistikës si kolumnist i rregullt në gazetat dhe mediat online të kohës.

Prof. Sallova si politolog dhe studiues i politikës ka dhënë kontributin e tij edhe përmes angazhimit dhe shërbimit profesional në institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës. Në vitin 2020 ka shërbyer si këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ndërsa nga viti 2021 deri në vitin 2025 ka qenë i angazhuar si këshilltar i lartë politik i Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Publikimet Shkencore

Disa nga publikimet e tij shkencore në revista ndërkombëtare:

  • Pajo, M. & Sallova, D. (2023). LEGAL FRAMEWORK OF THE IDENTITY POLICY OF THE INTERNATIONAL COMMUNITY IN POSTWAR KOSOVO — A HISTORICAL OVERVIEW. Access to Justice in Eastern Europe, 21(4). https://janusnet-ojs.autonoma.pt/index.php/janus/article/view/190
  • Sallova, D., Pajo, M., & Rrahmani, B. (2025). Equal Rights for Minorities and the Kosovo Legal Infrastructure in Accordance with the SDG Objectives. Journal of Lifestyle and SDGs Review, 5(2), e03822. 1. https://doi.org/10.47172/2965-730X.SDGsReview.v5.n02.pe03822, 2.https://www.sdgsreview.org/LifestyleJournal/article/view/3822
  • M, Pajo, D Sallova ‘Legal Framework Of The Identity Policy Of The International Community In Post-war Kosovo – A Historical Overview’ 2023 4(21) Access to Justice in Eastern Europe. 1. https://doi.org/10.33327/AJEE-18-6.4-r000408, 2.https://ajee-journal.com/legal-framework-of-the-identity-policy-of-the-international-community-in-postwar-kosovo-a-historical-overview#footnote-064
  • Sallova, D. Multiethnic Principles of Administration and Politics of the International Community in Kosovo. https://www.ceeol.com/search/article-detail?id=840230 Perspectives of Law and Public Administration, Vol.8, (2), 2019. https://www.ceeol.com/search/article-detail?id=840230
  • Sallova, D. (2019). The denationalization Policy of the International Community in Kosovo. Thesis. Vol. 8. Iss. 1. Pristina: AAB College. (139-164). https://hrcak.srce.hr/file/323128
  • Sallova, D. (2017). Decentralizimi etnik ne Kosove. Thesis (2). https://hrcak.srce.hr/file/323128