Prof. ass. Dr.

Kosovare Ukshini

Prodekane
Përgjegjëse për cilësi

Fusha e kryesore e studimit është ndërmarrësia dhe menaxhimi. Që nga viti 2008 punon si profesor/ asistent në fushë të menaxhimit dhe aktualisht mbanë pozitën e prodekanës së Fakultetit Ekonomik. 

Formimi Akademik: arsimin parauniversitar e kreu në shkollën e mesme “Hysni Zajmi” në Gjakovë (2000-2003). Studimet universitare i ka kryer në Fakultetin Ekonomik, Kolegji AAB në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitetit (2005-2008). Ka vijuar studimet për master po në Kolegjin AAB, në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë dhe fituar titullin master me temën: “Motivimi dhe faktorët e motivimit në punë- me vështrim të posaçëm në NVM-të në Komunën e Gjakovës”. Studimet e doktoratës i mbaroj në Universitetin e Evropës Juglindor në Maqedoninë e Veriut (nëntor 2013-Maj 2019) dhe morri titullin Doktor i shkencës së ekonomisë me temën “Kontributi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në rritjen e punësimit në Kosovë- politikat mbështetëse dhe efektet”. 

Mësimdhënia: filloi si asistent i ri në Fakultetin Ekonomik, Kolegji AAB, gjersa në vitin 2015 ka marr vendimin e zgjedhjes si ligjëruese për lëndën “Menaxhment”. Ka mbajtur edhe lëndë të menaxhimit të bizneseve të vogla dhe të mesme dhe ndëmarrësisë. Tani mbanë lëndën e Ndërmarrësisë dhe NVM-së”.

Trajnimet: Nga viti 2011 është e angazhuar si udhëheqëse e trajnimeve në Institutin e Kosovës për Administratë publike në programin e burimeve njerëzore. Punon si trajnerë për rritjen e aftësive të studentëve të Fakultetit  Ekonomik në zhvillimin në karrierë dhe aftësive të buta. Ka qenë pjesë e komitetit organizativ të Konferencave Shkencore në Institutin e Financave të Kosovës. Ka qenë pjesë e projekteve të ndryshme për rritjen e aftësive profesione dhe të punës, të tilla si: Dizajnimi dhe Menaxhimi i projekteve”, “Zhvillimi i programeve studimore konform procesit të Bolonjës”. 

Publikimet 

  1. IMPACT OF THE FISCAL POLCY ON ECONOMIC GROWTH: AN ANALYTICAL APPROACH FOR THE REPUBLIC OF KOSOVO,  Donat Rexha, Abdylmenaf Bexheti, Kosovare Ukshini, International Journal of Business and Globalization, (SCOPUS Indexed, Epsco,Academic OneFile (Gale) etc). 2019
  2. THE IMPACT OF SUPPORTIVE POLICIES ON SME DEVELOPMENT IN CASE OF THE REPUBLIC OF KOSOVO” Kosovare Ukshini & Izet Zekiri Rome at University of Washington, “RSEP International Conferences on Social Issues and Economic Studies”. 2019
  3. The effect of supportive policies on SME development – Kosovo case. Danubius International Conferences, 13th International Conference on European Integration – Realities and Perspectives, Kosovare Ukshini, Izet Zeqiri, 2018
  4. THE IMPACT OF INCREASED ENTREPRENEURIAL CAPACITIES IN RAISING THE PERFORMANCE OF SME-S IN TRANSITION ECONOMIES, Kosovare Ukshini, PhD, c., Academician Izet Zeqiri. International Scientific Conferenc- Seventh international scientific and applicative conference-KNOWLEDGE FOR CAPABILIES ADN SKILLS-KNOWLEDGE, CAPITAL OF THE FUTURE, Bansco, Bulgaria. 2015

Ligjëron lëndën : Ndërmarrësi dhe NVM; Punimi i temës së Diplomës

NJOFTIM: MASAT E REJA ANTI COVID_19 – SHTYHET AFATI I PROVIMEVE TË SHTATORIT

Të nderuar studentë dhe staf i Kolegjit AAB,

Ju njoftojmë se bazuar në vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës 01/35 të datës 12 shtator 2021, për aplikimin e masave të reja kundër Covid-19, Kolegji AAB ka marrë këtë vendim:

  • Shtyhet afati i provimeve të shtatorit deri më 27 shtator 2021
  • Në rast të lehtësimit të masave dhe përmirësimit të situatës me pandeminë, provimet do të vazhdojnë të mbahen nga data 27 shtator 2021
  • Orarin e ri të provimeve sipas planifikimit të ri do ta gjeni të publikuar në webfaqe dhe në e-service
  • Në rast se situata do të vazhdojë të jetë e rënduar edhe pas datës 26 shtator, provimet do të mbahen online për çfarë do të njoftoheni me kohë

Ndërkohë, ju lutemi të gjeni të bashkëngjitur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për aplikimin e masave të reja anti-Covid_19 dhe ju lusim të zbatoni masat në përpikëri.

MASAT E REJA ANTI COVID_19