Mimoza Doko Perçuku

Ka studiuar në Universitetin e Arteve, Fakultetin e Artit Skenik për Aktrim dhe Regji në Tiranë. Pas përfundimit të këtyre studimeve ka punuar si regjisore në Radio Televizionin Shqiptar.

Ka përfunduar studimet Master në Kolegjin AAB në Prishtinë, për Komunikime Masive, ku dhe punon si ligjëruese në Fakultetin e Komunikimit Masiv si dhe në Fakultetin e Shkencave Sociale në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë që nga viti 2002 dhe në vazhdim.

Është duke vazhduar studimet Doktorale në Universitetin Europian të Tiranës për Komunikim Masiv.

Deri tani ka marrë pjesë në disa konferenca dhe trajnime të ndryshme, si edhe ka publikuar disa punime shkencore. Flet dhe shkruan rrjedhshëm gjuhën italiane.

Aktualisht është prodekane në Fakultetin e Komunikimit Masiv.

 

Ligjëron lëndët:

Shkathtësi komunikimi

Shkathtësitë e komunikimit në psikologji

Recitim dhe lexim artistik

Të folurit bukur

INSTITUTI AAB
APLIKO