Prof. Ass. Dr. Mybera Mustafa ka lindur më 17.02.1967, në Mitrovicë, ku përfundoi edhe shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 1999, diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës në drejtimi Stomatologji (https://uni-pr.edu/) .Ndërsa, në vitin 2010 përfundoi studimet posdiplomike në të njëjtin institucion në drejtimin “Menaxhment dhe Shëndetësor”, ku fitoi titullin Magjistër i Shkencave të Menaxhmentit në Shëndetësi (Mr.Sc).
Më tej, në vitin 2016, mbrojti disertacionin e doktoraturës në Universitetin Shtetëror të Tiranës, në Fakultetin e Mjekësisë, Institutin e Shëndetit Publik, në katedrën e Ekonomikës Shëndetësore me temën: “SHËNDETI PUBLIK NË KUADËR TË STRATEGJISË SHËNDETËSORE PËR KOSOVËN ”, duke u nderuar me titullin Doktor i Shkencave të Shëndetësisë Publike, profili në Menaxhim Shëndetësor ([email protected]).
Përvoja e saj profesionale filloi në pas vitit 1999 në Kosovë duke filluar me bashkqeverisje me administratën ndërkombëtare në Kosovë dhe krijimin e politikave shëndetesore të shtetit të ri të Kosovës dhe vazhdoi me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës dhe krijimin e institucioneve të pa varura të shtetit të Kosovës.
Dr Mybera Mustafa në vitet 1999-2000, punoi në pozitën e kordinatorës për Kujdesin Primar Shëndetësor në Kuvendin Komunal të Prizrenit. Nga viti 2001 – 2006, punoi si Drejtoreshë Komunale për Shëndetësi dhe Mirëqenje Sociale, në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ku pati rastin të punonte ngusht me administratën e përkohshme ndërkombëtare të UNMIK-ut, dhe të jet dëshmitare e punëve të mëdha dhe transformimerve të kompetencave nga administrata ndërkombëtare e UNMIKU-të tek vendoret si dhe për 5 vite, ishte pjesëmarrëse e shumë proceseve trajnuese, grupeve punuese, përpilimit të ligjeve dhe rregulloreve për administrimin e Sistemit Shëndetesor dhe të Mirëqenjes Sociale në Kosovë. Gjatë këtyre viteve përpos menagjimit të Shëndetësisë Primare ku u morr me organizimin dhe implementimit të Mjekësisë Familiare si koncept i ri në historinë shëndetësore të shtetit të ri të Kosovës, Dr Mybera Mustafa në kuadër të Mirërqenjes Sociale lokale komunale, bashkpunoi me institucionet relevante kompetente të atyre viteve si dhe me donator ndërkombëtar, me qëllim të gjetjes së alternativave për zgjedhjen e çështjeve të banimit dhe jetesës për të pastrehët e pas luftës së vitit 1999, shumë nga të cilët jetonin nëpër strehimore të përkohshme kolektive. Gjatë mandatit sa ajo punoi si Drejtoreshe Komunale për Shëndetësi dhe Mirqenje Sociale, s’bashku me bashkpunëtor, arriti që të i mbyll 7 strehimore kolektive të pas luftës së fundit dhe të ju gjen zgjidhje afatgjate banimi më shume se 100 familjeve të cilat kishin mbetur pa banim si pasojë e luftës.
Nga viti 2001 – 2006, Dr Mybera Mustafa, ishte edhe person i përcaktuar si pikë fokale komunale për ç’ështje të barazisë gjinore, meq rast kishte kishte bashkpunim të ngusht me administratën lokale të UNMIK-ut, kryetarin e komunës së Prizrenit, organizatat ndërkombëtare (UNMIK , OSBE), si dhe shumë shoqata joqeveritare dhe qeveritare, kombëtare dhe ndërkombëtare të cilat pas vitit 1999 operonin në numër shumë të madh në Kosovë. ( https://prizren.rks-gov.net/ ).
Në vitin 2006 – 2007, Dr Mybera Mustafa punoi si Kryeshefe Ekzekutive Komunale, e cila në bazë të legjislacionit në fuqi të asaj kohe, ishte kryesues ekzekutiv i të gjitha drejtorive komunale dhe autorizues kryesor për menaxhim të personelit dhe financave të aministrates komunaletë Prizrenit, si dhe kryente detyrën e sekretarit të përgjithshëm të Asamblesë Komunale (UNMIK/RREG/2000/45 11 gusht 2000). ( https://prizren.rks-gov.net/ ).
Në vitet 2008-2010, punoi si zëvendës/ministre në Ministrinë e Shëndetësisë së Kosovës. ( https://msh.rks-gov.net/ )
Në vitet 2016-2017, punoi si Këshillëtare për Shëndetësi në Kabinetin e kryeministrit të Republikës së Kosovës. ( https://kryeministri.rks-gov.net/ )
Në vitet 2010-2025, punoi si ligjëruese e angazhuar në Universitin e Prishtinës, Universitetin e Prizrenit dhe Universitetin e Gjakovës. ( https://uni-pr.edu/, https://uni-prizren.com/, https://uni-gjk.org/al, )
Në vitet 2016-2025, punoi si ligjëruese e rregullt në Kolegjin Universitar AAB.
Aktualisht Dr Mybera Mustafa punon si ligjëruese e rregullt në Kolegjin AAB (www.kolegjiaab.com) në nivelin Bachelor dhe Master, si dhe është e punësuar edhe si kordinatore në Poliklinikës private “My Poliklinik” në Prizren .
( https://www.facebook.com/mypoliklinik/ )
Dr Mybera Mustafa është ndjekëse e shumë trajnimeve, puntorive dhe konferencave shkencore që nga viti 1999 e vazhdon edhe deri në ditët e sotme. Nga trajnimet më të veqanta janë:
2001 Trajnimi pesë ditor mbi “Metodat dhe menagjimin në promovimin Shëndetësor”
2003-Trajnimi post diplomik intenziv Hungari. – gjithësej 80 orësh në lëmin e “Menaxhmentit në Shëndetësi “
2004 Trajnimin 10 javor “Kompetencat për të Drejtat e Njeriut”- të organizuar në Maj-Korrik 2004 në Prizren.
2006 Trajnimi tre mujor “Forcimi i Kapaciteteve të Ministrisë së Shëndetësisë”-Programi trajnues në Menagjment-organizuar në Prishtin 2006.
2024-2025-Trajnimet e QAP-it të organizuara në Kolegjin AAB, për mësimdhënës të rregullt.
2016-2025 jesmarrëse active në konferencat kombetare dhe nderkombetare të organizuara nga Fakulteti i Shkencave Mjekësore në Kolegjin AAB .
Punimet shkencore – Kontributi i saj në shkencë përfshin një sërë publikimesh në revista të indeksuara si SCOPUS dhe Google schoolar. Ndër veprat e saj më të njohura përfshihen:
https://pmc.ncbi.nlm.nih.gov/articles/PMC4035133/
https://ishp.gov.al/wp-content/uploads/2016/03/Mybera_Mustafa1_Bajram_Hysa2.pdf
Mybera Shala Mustafa Tirana University, Faculty of Medicine, Albania, [email protected] Filloreta Demiri PhD Student Joint Regional Doctoral Program “Entrepreneurship and SME-s Management”, Tempus Project, Macedonia
https://www.sfb-brulure.com/wp-content/mediafiles/2025/05/2021-2-12.pdf
Prof. Ass. Dr. Mybera Mustafa është një mësimdhënëse e nivelit akademik, menaxhere e lartë me përvojë të gjerë në sektorët publik dhe privat në Kosovë, njohëse e proceseve shtet ndertuese ne Kosovë dhe më gjerë, prandaj mund të vlerësohet si një profil i lartë multidisiplinar dhe vizionar.
Dr Mybera Mustafa jeton në Prizren, është e martuar dhe ka dy fëmijë.