Ligjëruese dhe Hulumtuese – Kolegji AAB
Prof. Ass. Dr. Roberta Bajrami ka lindur më 4 korrik 1990 në Mitrovicë. Shkollimin e mesëm e përfundoi në gjimnazin “Kuvendi i Arbërit” në Ferizaj, drejtimi Shkencor (Matematikë dhe TIK). Në vitin 2012, përfundoi studimet themelore në Kolegjin AAB në drejtimin “Menaxhment dhe Informatikë”, ndërsa në vitin 2014 përfundoi me sukses studimet master në të njëjtin institucion në drejtimin “Marketing dhe Menaxhim Biznesi”, duke fituar titullin Master i Arteve (MA) (https://aab-edu.net/ ). Më pas, në vitin 2020, përmbylli studimet e doktoratës në Universitetin e Evropës Juglindore (South East European University), ku mori titullin Doktor i Shkencave Ekonomike.
Roberta Bajrami ka qenë për tre vite (2014-2017) Menaxhere e Projekteve të Arsimit Parauniversitar në Komunën e Shtimes, ku ka udhëhequr me përkushtim dhe profesionalizëm një sërë iniciativash që synonin përmirësimin e cilësisë së arsimit në nivel lokal. Gjatë kësaj periudhe, ajo ka qenë përgjegjëse për planifikimin, koordinimin dhe zbatimin e projekteve zhvillimore në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta, duke punuar ngushtë me drejtues shkollash, mësimdhënës, prindër, dhe organizata partnere vendore e ndërkombëtare(https://shtime.rks-gov.net/ )..
Karriera profesionale e saj është e lidhur ngushtë me zhvillimin akademik dhe institucional në Kolegjin AAB. Fillimisht është angazhuar si asistente dhe më pas ligjëruese e rregullt, ku ligjëron lëndë të fushave të ekonomisë, statistikës dhe metodologjisë së hulumtimit. Që nga viti 2012, Prof. Bajrami është pjesë e stafit akademik me kohë të plotë në Fakultetin Ekonomik të Kolegjit AAB. Gjatë periudhës 2020–2024, ajo ka mbajtur një sërë pozitash udhëheqëse brenda këtij fakulteti, përfshirë atë të Prodekanes, Koordinatores për Sigurimin e Cilësisë, si dhe Udhëheqëse e aktiviteteve studentore dhe praktikës profesionale. Përgjatë këtyre roleve, ka bashkëpunuar ngushtë me Dekanin dhe menaxhmentin e lartë të institucionit në organizimin dhe koordinimin e aktiviteteve akademike, administrimin e stafit, ngritjen e standardeve institucionale, si dhe mbështetjen dhe angazhimin e studentëve në aktivitete hulumtuese dhe profesionale (https://aab-edu.net/).
Prof. Bajrami është autore e një sërë punimeve shkencore të botuara në revista prestigjioze ndërkombëtare, të indeksuara në bazat më të njohura shkencore si Scopus dhe Web of Science, të cilat gëzojnë impakt të lartë në komunitetin akademik. Fushat kërkimore të saj përqendrohen kryesisht në ekonomiks dhe financa, me fokus në tematika si: ndikimi i ofertës monetare në rritjen ekonomike, tregtia ndërkombëtare dhe liria ekonomike, performanca financiare e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM), si dhe efektet e pandemisë COVID-19 mbi tregjet ekonomike:
Bajrami, R., Tafa, S., Gashi, A., & Hashani, M. (2025). Analysing the impact of money supply on economic growth: A panel regression approach for Western Balkan countries (2000–2023). Regional Science Policy & Practice, 17(2), 100159. https://doi.org/10.1016/j.rspp.2024.100159
Hoxha, A., Bajrami, R., & Prekazi, Y. (2025). The impact of internal and macroeconomic factors on the profitability of the banking sector. A case study of the Western Balkan countries. Business: Theory and Practice, 26(1), 28–47. https://doi.org/10.3846/btp.2025.18670
Hashani, M., Bajrami, R., & Ziberi, B. (2025). External audit importance toward efficiency of public funds and the economic growth-a study case of Kosovo. Humanities and Social Sciences Letters, 13(1), 200-213. https://doi.org/10.18488/73.v13i1.4047
Bunjaku, M., Bajrami, R., & Jusufi, G. (2023).ARIMA modelling of economic variables in the COVID-19 era: A study of the consumer price index. Corporate & Business Strategy Review, 4(2), 296–303. https://doi.org/10.22495/cbsrv4i2siart9
Bajraktari, K., Bajrami, R., & Hashani, M. (2023). The impact of international trade freedom on economic growth: Empirical evidence of the Western Balkans countries. Corporate & Business Strategy Review, 4(2), 132–142. https://doi.org/10.22495/cbsrv4i2art12
Prekazi, Y., Bajrami, R., & Hoxha, A. (2023). The impact of capital structure on financial performance. International Journal of Applied Economics, Finance and Accounting, 17(1), 1-6. https://doi.org/10.33094/ijaefa.v17i1.1002
Vehapi, S., & Bajrami, R. (2023). Kosovo Students’ Readiness for Online Learning during the Covid-19 Pandemic. International Journal of Emerging Technologies in Learning, 18(18). https://doi.org/10.3991/ijet.v18i18.43263
Gashi, A., Tafa, S., & Bajrami, R. (2022). The impact of macroeconomic factors on non-performing loans in the Western Balkans. Emerging Science Journal, 6(5), 1032-1045. https://doi.org/10.28991/ESJ-2022-06-05-08
Bajrami, B., Gashi, A., Ukshini, K., & Rexha, D. (2022). Impact of the government size on economic growth in the Western Balkan countries. Journal of Governance & Regulation, 11(1), 55–63. https://doi.org/10.22495/jgrv11i1art6
Hashani, M., Bajrami, R., & Ukshini, K. (2022). The impact of tax changes on the liquidity of construction companies in the developing market. Journal of Governance & Regulation, 11(2), 234–243. https://doi.org/10.22495/jgrv11i2siart3
Hashani, M., Ziberi, B., & Bajrami, R. (2022). The rule of thumb: Private consumption as a driving force of the economic growth of Western Balkan countries. Journal of Governance and Regulation/Volume, 11(3). https://doi.org/10.22495/jgrv11i3art5
Tafa, S., Bajrami, R., Shabani, G., & Gashi, A. (2022). The impact of the COVID-19 pandemic on household income, consumption, and saving. Corporate and Business Strategy Review, 3(2), 296-305. https://doi.org/10.22495/cbsrv3i2siart11
Kontributi tjetër shkencor- prof. Bajrami ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare shkencore, si:
Bajrami, R. (2018, August). Impact of the environment, conditions and loads at work on the motivation of employees. In SGEM2018 Conference Proceedings, 5th International Multidisciplinary Scientific Conference on Social Sciences and Arts
Bajrami, R. (2018, August). Factors affecting consumer demand and demand in the Republic of Kosovo. In SGEM2018 Conference Proceedings, 5th International Multidisciplinary Scientific Conference on Social Sciences and Arts
Bajrami, R. (2018, August). Role of innovation in small business development. In SGEM2018 Conference Proceedings, 5th International Multidisciplinary Scientific Conference on Social Sciences and Arts
Ukshini, K., & Bajrami, R. (2024, September 12). The impact of the overall price increase in the profitability of small and medium enterprises in the Republic of Kosovo. In Book of Abstracts: Security, Peace, and Sustainable Development in a Troubled World (p. 38). Pristina, Republic of Kosovo: AAB College. ISBN 978‑9951‑832‑26‑7. Available at: https://aab-edu.net/wp-content/uploads/2025/03/Book-of-Abstracts-International-Conference-September-2024.pdf
Universities UK International. (2021, March 9–11). International Higher Education Forum 2021 [Conference attended]. https://www.universitiesuk.ac.uk/events/international-higher-education-forum-2021
Prof. Bajrami është bashkautore e librit “Hyrje në matematikë të zbatuar në ekonomiks dhe shkenca sociale” i botuar në vitin 2022, i cili shërben si literaturë bazë për studentët e shkencave ekonomike dhe sociale. Ajo ka udhëhequr me sukses një numër të konsiderueshëm kandidatësh në nivelin master, duke kontribuar në zhvillimin e kërkimit shkencor të brezit të ri akademik. Përtej angazhimit të saj në mësimdhënie dhe mentorim, Prof. Bajrami është aktive edhe në projekte kërkimore, me fokus në ekonominë e qëndrueshme, financat publike dhe zhvillimin e arsimit të lartë.
Së fundi, në vitin 2025, Prof. Bajrami është bërë anëtare e EASE – European Association of Science Editors. Ajo ka marrë pjesë në Konferencën e 18-të të përgjithshme të EASE, e cila trajtoi sfidat e redaktimit shkencor në epokën e dezinformimit dhe ofroi diskutime të thelluara mbi transparencën, besueshmërinë dhe integritetin në botimet shkencore. Gjithashtu, ajo ka ndjekur workshop-et profesionale EASE Workshop: How to Be a Successful Journal Editor dhe COPE Workshop: Introduction to Publication Ethics, duke forcuar ekspertizën e saj në drejtimin editorial dhe etikën e publikimit.
Angazhimet e saj kërkimore përfshijnë projekte në fushën e ekonomisë së qëndrueshme, financave publike dhe zhvillimit të arsimit të lartë. Ajo ka njohuri të thelluara në analiza statistikore, modele ekonometrike dhe analizë të të dhënave të mëdha (big data analytics), duke përdorur mjete të avancuara si SPSS, STATA, programi R, dhe Python. Gjithashtu, zotëron aftësi të larta në menaxhim akademik, prezantim publik dhe bashkëpunim me sektorin privat në projekte praktike dhe shkencore.
Jeton dhe punon në Prishtinë, ku vazhdon të kontribuojë në zhvillimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve.