“Pflegeburo Bahrenberg” nga Gjermania, rekruton infermierë të ardhshëm nga Kolegji AAB

12 Nëntor 2018

Me një ceremoni solemne grupi i dytë i studentëve të Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB, përmes Programit për Karrierë dhe Punësim, nënshkruan kontratat e punës me partnerin gjerman „Pflegeburo Bahrenberg“.

Me këtë rast zv. rektori i Kolegjit AAB, prof. dr. Shemsedin Vehapi tha se nënshkrimi i këtyre kontratave të raundit të dytë është jo vetëm përmbushje e ëndrrave të studentëve, por, edhe tejkalim i tyre.

“Kolegji AAB po arrinë t’ i tejkalojë edhe premtimet e bëra. Fakti se grupi i dytë i studentëve po i nënshkruajnë kontratat për të qenë pjesë e tregut gjerman të punës, tregon shumë për përkushtimin e AAB-së në këtë drejtim.  Ne mund të themi se kjo është jo vetëm përmbushje e ëndrrave të studentëve, por, edhe tejkalim i tyre”, tha zv. rektori Vehapi.

Ndërsa, përfaqësuesi i kompanisë „Pflegeburo Bahrenberg“, z.Udo Gnatowski, shtoi se nënshkrimi i këtyre kontratave është një hap që tregon se Evropa vetëm kështu mund të jetë më e bashkuar.

“Gëzohem shumë që jam në mesin tuaj. Në dëshirojmë që këto kontrata për juve të jenë të dobishme, ne gjithashtu dëshirojmë të keni një perspektivë më të madhe. Qëllimi është të krijojmë një mundësi se si në Evropë mund të jemi më të bashkuar. Ky gjithashtu është një hap i rëndësishëm për karrierën e juaj”, tha Gnatowski.

Studentët e përzgjedhur që sot kanë nënshkruar kontratat e para të punës, punën e tyre do ta zhvillojnë në: Berlin, Düsseldorf, Hamburg, München dhe Nürnberg.

Ndërkohë, Programi i Karrierës dhe Punësimit i themeluar si rezultat i marrëveshjes për bashkëpunim në mes të Kolegjit AAB dhe partnerëve gjermanë DKV Pflegedienste und Residenzen GmbH, do të vazhdojë edhe më tej për të rekrutuar studentë të rinj të cilët janë të këkruar në tregun gjerman të punës.

Share: