Po vazhdon trajnimi mbi përdorimin e aplikacioneve të Microsoft Office, MS Word dhe MS Excel i avancuar

31 Janar 2023
Training on the use of advanced Microsoft Office, MS Word and MS Excel applications is ongoing

Qendra e Karrierës së Kolegjit AAB në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike kanë organizuar trajnimin e radhës për zhvillimin e shkathtësive të studentëve në përdorimin e aplikacioneve të Microsoft Office, MS Word dhe MS Excel i avancuar. Studentë të përzgjedhur të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB do të jenë trajnues për katër javë me radhë. Valmir Marolli, Engjëll Limani dhe Haxhi Bekaj, do të dëshmojnë njohuritë dhe shkathtësitë e fituara përgjatë studimeve për të tajnuar tashmë studentët e tjerë të Kolegjit AAB.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Jusuf Qarkaxhija ka përshëndetur këtë trajnim duke e cilësuar si vlerë të dyanshme mes ish-studentëve dhe studentëve aktual të Kolegjit AAB.

Share: