Poeti Lulzim Tafa në Revistën “The World Poets Quarterly”

3 Prill 2017

Revista prestigjioze “The World Poets Quarterly”, ndër më të njohurat në botë në fushën e letërsisë ka botuar një cikël me poezi të poetit të mirënjohur nga Kosova, Lulzim Tafa.

Revista që botohet në anglisht dhe kinezisht është revistë e njohur ndërkombëtare, e cila boton poetë të njohur nga gjithë bota, ndërsa në numrin e fundit ka botuar edhe poetin nga Kosova,  Lulzim Tafa, madje tek rubrika speciale ku rekomandohen për lexim poetët më të mirë.

Në rubrikën që revista e titullon si “Special Recommendations” janë përfshirë poetët: Bogumila Janicka nga Polonia, Hedi Bourani nga Kanadaja , Lulzim Tafa nga Kosova dhe Rifkah Goldberg nga Izraeli.

Ky botim është një paraqitje me rëndësi e poetit Lulzim Tafa,  i cili është njëri ndër poetët më të njohur të letërsisë shqipe në botë, poezitë e të cilit janë përkthyer e botuar në shumë gjuhë të botës.

Share: