Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dekoroi Rektorin e Kolegjit AAB, Lulzim Tafa me Medaljen Presidenciale të Meritave

Në një pritje ceremoniale në Presidencën e Republikës së Kosovës, rektori i Kolegjit AAB, prof.dr. Lulzim Tafa, sot është dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Medalja Presidenciale e Meritave u ndahet personave me kontribut të veçantë në fusha të veçanta, si në: arsim, shkencë, art, kulturë, rini, sport, shëndetësi e shërbim civil.

Presidenti Thaçi në profilin e tij në facebook ka shkruar: “Me Medaljen Presidenciale të Meritave e dekorova krijuesin letrar Lulzim Tafa për afirmimin e letërsisë shqipe në botë. Çmimi ndërkombëtar “Mihai Eminescu” është e arritura më e re e z. Tafa, të cilin e përgëzova me urimin që të korrë suksese të reja në fushën e letërsisë dhe atë akademike. H.TH”.

Krahas angazhimit të tij në udhëheqjen e institucionit më të madh jopublik të arsimit të lartë në rajon, Kolegjit AAB, Lulzim Tafa vazhdon të japë kontributin e tij në letërsi, duke u shpërblyer me shumë çmime ndërkombëtare e duke qenë njëri ndër shkrimtarët më të përkthyer shqiptar i letërsisë bashkëkohore.

 

 

INSTITUTI AAB
APLIKO