ProCoders CENTER i shtohet listës së partnerëve të Kolegjit AAB

1 Dhjetor 2020

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike i Kolegjit AAB dhe Qendra për Edukim dhe Zhvillim të Teknologjisë “ProCoders CENTER” nga Gjilani, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo marrëveshje e bashkëpunimit e cila ka për qëllim realizimin e punës praktike të studentëve të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB në “ProCoders CENTER”, u nënshkrua nga Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, prof. Jusuf Qarkaxhija dhe Drejtori Menaxhues i “ProCoders CENTER”, Ramiz Kastrati.

Vlen të theksohet se në kompaninë “ProCoders CENTER”, janë të punësuar edhe tre studentë që kanë kryer studimet në Kolegjin AAB.

Share: