Prof. Jean- Phillipe Mallet nga Universiteti Lille dhe Universiteti Tulliz në Francë vizitoi Kolegjin AAB

3 Nëntor 2017

Zv/ Rektori Shemsedin Vehapi dhe dekani i Fakultetit të Stomatologjisë, Astrit Kuçi, pritën në takim koordinatorin për Marrëdhënie me Jashtë në Universitetin Lille në Francë, prof. Jean- Phillipe Mallet, i cili në këtë universitet është i angazhuar edhe si profesor i jashtëm , njëkohësisht është i angazhuar si profesor i jashtëm edhe në Universitetin Tulliz në Francë.

 Qëllimi i vizitës ishte që të arrihet një marrëveshje bashkëpunimi ndër tri institucionet nga fushat e mjekësisë si: organizimin e trajnimeve për herë të parë në Kosovë për përdorimin e mikroskopit dentar, si dhe bërjen e apikotomisë nga ana e endodontve, shkëmbimin e studentëve përmes programit “Erasmus+ International Credit Mobilitiy”, shkëmbimin e stafit akademik etj.

 Prof. Jean- Phillipe Mallet, pasi vizitoi të gjithë laboratorët dhe në përgjithësi Kolegjin AAB , u nda tejet i kënaqur me kushtet e studimit dhe të punës praktike që ofron ky institucion.

Share: