Profesoresha amerikane fillon ciklin tremujor të ligjeratave në gazetarinë e AAB-së

18 Mars 2024
The American professor begins the quarterly cycle of lectures in AAB journalism

Profesoresha nga Western Carolina University (WCU) ka filluar ligjëratat tremujore në Kolegjin AAB në kuadër të bursës prestigjioze Fulbright.

Profesoresha e asociuar, Katerina Spasovska do të ligjerojë deri në qershor në Fakultetin e Komunikimit Masiv në bachelor dhe master në tre module programore të Kolegjit AAB. Profesoresha amerikane tha se ka zgjedhur Kosovën dhe Kolegjin AAB për shkak të njohurive paraprake që ka pasur ajo për rajonin dhe u shpreh e entizuazmuar me studentët e gazetarisë në AAB.

“Me shumë kënaqësi do ta ndaj ekspertiencën time me studentët në Zhanre të gazetarisë, në Gazetarinë Investigative dhe në Metodologjinë e hulumtimit në media dhe komunikime dhe njëherësh do të merrem me kërkime shkencore në profilin e gazetarisë. Këtu në Kolegjin AAB kam gjetur një mikpritje dhe mjedis akademik të mahnitshëm”, tha ajo.     

Programi akademik Fullbright është themeluar në vitin 1946 dhe administrohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Share: