Profesoresha Arbërore Berisha – Bicaj promovon librin “Zhvillimi profesional i mësimdhënësve në kontekstin e paradigmës së arsimit gjatë gjithë jetës”

8 Mars 2024
Professor Arbërore Berisha - Bicaj promotes the book "Professional development of teachers in the context of the lifelong education paradigm"

Sot në Kolegjin AAB është mbajtur promovimi i librit “Zhvillimi profesional i mësimdhënësve në kontekstin e paradigmës së arsimit gjatë gjithë jetës”, me autore profesoreshën e Fakultetit të Shkencave Sociale Arbërore Berisha – Bicaj.

Në një panel të përbërë nga autorja dhe recensentët e librit: Bardhyl Musai dhe Selim Mehmeti, u vlerësua lart kontributi i këtij libri në komunitetin arsimor dhe përputhja e tij me zhvillimet bashkëkohore.

Ky libër ndihmon studentët e edukimit, mësimdhënësit që ligjërojnë çështjet relevante dhe ata të arsimit parauniversitar që përfitojnë dhe që i nënshtrohen procesit të vazhdueshëm të zhvillimit profesional.

Recensentët e librit Bardhyl Musai dhe Selim Mehmeti duke uruar autoren shprehën rëndësinë që ka libri pasi sjell informacione mjaft relevante për temën dhe komunitetin arsimor në përgjithësi. Ata shtuan gjithashtu se libri ngërthen shumë faktorë ndërsa identifikon edhe problematikat që hasen në zhvillim profesional të mësimdhënësve bashkë me hapat që duhen ndjekur për përmirësime.

Autorja Arbërore Berisha – Bicaj u shpreh e emocionuar për këtë botim, ndërsa falënderoi Shtëpinë Botuese AAB, kolegët, recensentët, familjen dhe çdo individ që ka ndihmuar rreth librit.

“Ky libër doli në Ditën e Mësuesit me 7 mars, kurse po promovohet në Ditën e Gruas me 8 mars. Në këtë libër është përmbledhur gjithë përvoja ime profesionale, karriera, ekspertiza në fushën e edukimit e në veçanti ekspertiza në fushën e zhvillimit profesional të mësimdhënësve. Jam e bindur që ky libër do jetë në sirtarin e duhur dhe duart e duhura”, u shpreh prof. Berisha – Bicaj.

Share: