Profesoresha Mimoza Shkodra, pranohet si anëtare e rregullt në Observatorin Global të Aktivitetit Fizik (GOPA)

28 Janar 2021

Profesoresha e Kolegjit AAB, prof.ass.dr. Mimoza Shkodra, zyrtarisht është pranuar anëtare me të drejta të plota në Observatorin Global të Aktivitetit Fizik (GOPA), si anëtarja e vetme shqiptare.

“Të jesh anëtar i GOPA do të thotë shumë për Kosovën dhe për mua. Më vjen mirë që jam edhe anëtarja me e re e GOPA- s, ngaqë deri sot nuk ka pasur asnjë shqiptar në këtë organizëm”, tha Shkodra.

Ajo tregoi për rrugëtimin deri në anëtarësimin në GOPA, ku siç thekson ajo gjithçka erdhi pas publikimit të punimit shkencor për efektet e trajnimit në parametrat funksional te femrat, me ç’ rast ishte kontaktuar nga sekretarja e përgjithshme e Observatorit.

Vlen të theksohet se përveç suksesit për anëtarësim, pranimi i Mimoza Shkodrës është edhe një fitore tjetër e Kosovës, sepse deri tani vendi ynë në GOPA ishte prezantuar si pjesë e Serbisë.

“Jam shumë e lumtur që unë dhe studiuesit e fushës së aktivitetit fizik, epidemiologjik dhe politikbërës të shëndetit publik në Kosovë tani e tutje e kanë anëtaren e tyre në Këshillin Global të Aktivitetit Fizik dhe Shëndetit”, tha profesoresha Mimoza Shkodra.

Share: