Profesoreshat e AAB’së pjesëmarrëse në Javën Ndërkombëtare të Universitetit Newton

9 Shkurt 2026

Profesoreshat e Kolegjit AAB, Adelina Gashi, Fjolla Trakaniqi, Gresa Shaqiri, Etleva Namligjiu dhe Arta Musollaj, morën pjesë në Javën Ndërkombëtare “Hulumtimi shkencor dhe Inovacioni”, të organizuar nga Universiteti Newton në Pragë, Çeki.

Gjatë kësaj jave, ato ndoqën punëtori profesionale që trajtonin temat si: Siguria psikologjike në mjediset akademike; ndërveprimi kreativ me studentët e gjeneratës Z; mësimdhënia moderne në arsimin e lartë; si dhe zhvillimi i projekteve dhe kërkimeve të përbashkëta shkencore.

Kjo javë ndërkombëtare u zhvillua me qëllim forcimin e bashkëpunimit akademik, shkëmbimin e praktikave më të mira në mësimdhënie moderne dhe nxitjen e bashkëpunimit shkencor në mes universiteteve.

Pjesëmarrja e AAB-së përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të mëtejmë dhe avancimit të cilësisë akademike të institucionit.

Share: