Profesori i AAB-së trajnoi gjyqtarët e gjeneratës së tetë të Republikës së Kosovës

Për të tetin vit me radhë, profesori i Fakultetit Juridik në Kolegjin AAB, Fatmir Qollakaj, ka realizuar trajnimin për Gjyqtarë fillestarë që organizohet nga Akademia e Drejtësisë.

Në trajnimin shtatë ditor, e ku janë përfshirë tre module, prof.Qollakaj ka trajnuar gjeneratën e tetë të gjyqtarëve të Republikës së Kosovës.

Angazhimi i prof.Qollakajt do të vazhdojë edhe në trajnimet tjera të Akademisë së Drejtësisë, të cilat përfshijnë trajnerët për gjyqtarë e prokurorë.

Ai në vazhdim të angazhimit të tij do të nis edhe trajnimin e ri me zyrtarët e administratës së gjykatave dhe prokurorive.

Angazhimet e stafit akademik të Kolegjit AAB në të mirë të komunitetit janë të vazhdueshme.

 

INSTITUTI AAB
APLIKO